LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit

Haradinaj: Delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se delegatëve të Deklaratës së Pavarësisë së 2 Korrikut 1990, do t’u njihet statusi i deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.

Me  rastin e 27 vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky ishte hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovës,  transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Haradinajt:

“Ata janë delegatët e “2 Korrikut të Pavarësisë”

Sot është përvjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, me të cilën u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë.

111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në kushte shtetrrethimi, patën guximin ta vendosin gurin e parë në themelin e një shteti që ishte nisur rrugës së pavarësisë.

Për fat të keq, ky hap sublim i tyre, asnjëherë nuk u vlerësua, sa e si duhet.

Këta delegatë, që pak më vonë miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, në historinë e Kosovës do të mbeten “Delegatë të Pavarësisë”, prandaj atyre edhe do tu njihet statusi e deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.

Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1990, duhet të ruhet në kujtesën tonë, si ndër të rrallat ngjarje që e bënë historinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori