Kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin ‘Debat Plus’ me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është deklaruar rreth rezultatit të AAK-së në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur më 6 tetor.
Haradinaj ka thënë se më 6 tetor Kosova e ka dhënë provimin si demokraci, teksa ka shtuar se rezultati i 6 tetorit nuk është ai që e kanë pritur.
“Nuk mundemi me anashkalu që Kosova e ka dhënë provimin si demokraci. Kemi dhënë provën më të mirë të një demokracie të pjekur. Rezultati është ai që e ka dhënë sovrani. Pra për Aleancën është rreth 12 për qind të votave. Nuk është rezultati i pritur ose i synuar, megjithatë kemi qenë në dijeni për vështirësitë që na presin përpara”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Haradinaj përmendi disa nga gabimet që mund të kenë bërë, e që sipas tij, ka ndikuar në rezultat.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2731088966915069/
“Pozicionimi im pra i koalicionit, ka qenë pozicionim i vështirë. Kemi mbrojtur tema të rënda, me thyerje të mëdha, me vështirësi të mëdha. Njëkohësisht koha e gjatë e disa prej nesh, ose mungesa e ndryshimeve përmbajtjesore në qeverisje e ka bërë të vetën. Ne kemi mundur të shtojmë një apo dy për qind, por prapë se prapë shihet se ky ka qenë orientimi i votuesve”, ka pohuar ai.
Po ashtu, kryetari i AAK-së tha se beson se edhe mos dalja e votuesve të Aleancës mund të ketë ndikuar që AAK të mos jetë fituese e zgjedhjeve.
“Ne mendojmë që kemi votues që nuk kanë dalë të votojnë, po ashtu edhe votat e pavlefshme e bëjnë të vetën. Mos dalja e votuesve tanë pra ka ndikuar. Ne kemi rritje të Aleancës, por nuk jemi fitues të zgjedhjeve, pra fitues janë tjerë”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi