LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Caritas-it kosovar së shpejti në tërë Kosovën

Haradinaj: Caritas-it kosovar së shpejti në tërë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Caritasit të Kosovës, të prirë nga Don Viktor Sopi dhe Pal Baftiaj, ku Haradinaj është zotuar se së shpejti Qeveria që ai drejton do të nënshkruaj një memorandum me Caritas-in, që veprimtaria e tij të ketë shtrirje në tërë Kosovën.

Ata e kanë uruar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së vendit dhe e kanë njoftuar për aktivitetet bamirëse të Caritas-it në Kosovë.


Sipas një komunikate të Qeverisë, Haradinaj, duke e lavdëruar punën e madhe që po bën kjo organizatë bamirëse që promovon dashurinë e krishterë për njeriun, që ndihmon të sëmurët dhe shoqëron të moshuarit dhe të vetmuarit, është zotuar se së shpejti Qeveria që ai drejton do të nënshkruaj një memorandum me Caritas-in, që veprimtaria e tij të ketë shtrirje në tërë Kosovën.

Don Viktor Sopi ka thënë se Caritas Kosova është një organizatë kombëtare që mbështetet në komponenten sociale të vendit dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Caritas-in në nivele kombëtare, sidomos me atë amerikan, gjerman dhe francez.

Caritas Kosova është themeluar në vitin 1992 nga Imzot Nikë Prela (sivjet e shënon 25-vjetorin) si organizatë humanitare shumetnike dhe multifetare. Kjo organizatë ka të punësuar 800 njerëz dhe 400 vullnetarë, ndërsa për vitin 2018 parashihet që të ketë rreth 1200 punëtorë social dhe shëndetësor, kurse me miratimin e ligjit për vullnetarizmin, të cilin e ka iniciuar Kryeministri Haradinaj, llogaritet që numri i vullnetarëve të trefishohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori