LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Berlini duhet të bëjë një ofertë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Haradinaj: Berlini duhet të bëjë një ofertë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Pas ditës së parë të konferencës së sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para gazetarëve se gjatë ditës ka pasur disa takime të rëndësishme.

Në mesin e tyre, me më së shumti vlerë Haradinaj e ka përmendur takimin me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass.

“Në Mynih e kam shfrytëzuar mundësinë për takime. Më të rëndësishmit janë me ministrin e Gjermanisë, Heiko Mass dhe me deputetët tjerë. Kemi folur për temat e ndryshme në rajon, dhe dialogun Kosovë-Serbi. E zhvilluam një bisedë edhe me komisionierin Hahn”, tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Duke folur për qëndrimet e shteteve tjera në lidhje me ndryshimin e kufijve, i pari i qeverisë kosvoare tha se për Gjermaninë, ndryshimi i kufijve është rrezik për stabilitetin.

“Unë e kam një qëndrim që dialogu nuk duhet të kushtëzohet. Mund të dialogohet edhe për taksën dhe tema tjera. Por këto janë tema të ndërlidhura. Berlini është jashtëzakonisht i saktë dhe i qartë, pra kundër lëvizjes së kufijve. E mendojnë si rrezik për stabilitetin e krejt rajonit. Edhe senatorët amerikanë ishin të rezervuar në një ide të tillë”, tha Haradinaj.

Kur foli për rolin e Gjermanisë në marrëveshjen Kosovë-Serbi, Haradinaj tha se Berlini zyrtar duhet t’iu ndihmojë dy shteteve në këtë proces.

Shefi i qeverisë tha se roli prijës i Berlinit do të ishte shumë i rëndësishëm.

“Është mirë me u bashku të gjithë, dhe është momenti që Berlini zyrtar me iu ndihmu palëve, me një ofertë për një marrëveshje finale që jo vetëm rezulton me njohje dhe ulëse në OKB, por edhe me perspektivë shumë të qartë të dy vendeve tona. Mirëpres një energji të re nga Uashingtoni. Mendoj që zgjidhja ideale do të ishte presidenti Trump dhe Merkel, këta dy liderë do të mund të përmbyllnin temat e hapura në Ballkan”, përfundoi Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori