LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Bashkë t’i ndëshkojmë mashtruesit, që i sollën Kosovës sanksione e regres

Haradinaj: Bashkë t’i ndëshkojmë mashtruesit, që i sollën Kosovës sanksione e regres

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të rëndë politike ku dhënë t’i jipet fund një mendësie politike e cila Republikës sonë i solli vetëm regres dhe sanksionet pas aq shumë vitesh liri e shtet.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë në takimin e grupit koordinues të degëve të rajonit perëndimor të vendit e zhvilluam në Istog.


“Takimin e radhës së grupit koordinues të degëve të rajonit perëndimor të vendit e zhvilluam në Istog. Me kolegë zhvilluam një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike, aspektet organizative dhe sfidat që na presin në vitin 2024”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se AAK është e gatshme për t’i dhënë fund mashtrimit që i ka bëre vendit partia në pushtet.

“Ishte konkluzion i përbashkët që Aleanca kurrë nuk ka qenë më e konsoliduar, si në aspektin organizativ e po ashtu në pozicionin e saj politik. Aleanca është e gatshme dhe e vendosur për t’i dhënë fund mashtrimit që i ka bëre vendit partia në pushtet. Kjo ndodh duke ndëshkuar mashtruesit që sot qeverisin me vendin, për të rikthyer perspektivën për një të ardhme të ndritshme dhe për t’i hapur rrugë Kosovës për integrim në NATO dhe BE”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, është koha që t’i dalim zot vendit, t’i ndëshkojmë mashtruesit duke refuzuar nënshtrimin dhe mashtrimin e sërishëm.

“Qytetari i Kosovës nuk e pranon nënshtrimin ndaj mashtruesve! Prandaj është koha që t’i dalim zot vendit, t’i ndëshkojmë mashtruesit duke refuzuar nënshtrimin dhe mashtrimin e sërishëm. Jemi në një situatë kur duhet të rreshtohemi krah Kosovës dhe të ardhmes saj për ti dhënë fund një mendësie politike e cila Republikës sonë i solli vetëm regres dhe sanksionet pas aq shumë vitesh liri e shtet”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori