LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Askush nuk do të guxojë t’i diskriminojë qytetarët

Haradinaj: Askush nuk do të guxojë t’i diskriminojë qytetarët

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po punon që të rritë buxhetin nga viti në vit, jo duke i rritur taksat, por duke rritur zhvillimin dhe në të njëjtën kohë duke rritur pagat dhe mirëqenien e qytetarëve.

Derisa tha se veç kanë arritur te prodhuesit e vendit, shtoi se shumica e sipërmarrësve veç i kanë marrë sinjalet se kjo Qeveri është partner për ta.


Haradinaj i bëri këto komente në një tubim elektoral në Prizren, ku tha se janë në Prizren për ta konfirmuar se përcaktimi i tyre për këtë qytet është vërtet serioz dhe është i bindur që çdo ditë e punës së Lulzim Kabashit, është vërtetuar që ka përkushtim serioz.

“Është i vetëdijshëm për punët që e presin, e pat listën e punëve dhe tregoj, tha po e di që janë punë, e di që kërkojnë angazhim, e di që nuk por duhet me i bërë se janë me rëndësi, kryetar Lul urime… I di projektet për zonat industriale, e di projektin për rrugën për Tetovën, e di projektin për Penden, pra i di plot projekte që janë më të mëdha se sa kapaciteti i komunës por fatmirësisht do të jemi bashkë“, tha Haradinaj.

Haradinaj u ndal edhe angazhimet e Qeverisë, duke thënë se si Kosovë janë në një periudhë të re të veprimit, duke lehtësuar jetën e qytetarëve.

“Po punojmë me rrit buxhetin nga viti në vit por jo duke i rritur taksat, pra duke e rrit zhvillimin, duke e rrit qarkullimin, po punojmë me mbërri te prodhuesi i vendit dhe atë veç kemi vepruar, veç kemi mbërri te prodhuesit e vendit, po punojmë me mbërri te sipërmarrësit dhe shumica prej tyre veç i kanë marrë sinjalet se kjo Qeveri është partner për ta. Jemi në përpjeke e në punë që nga dita në ditë, nga muaji në muaj dhe nga vitit në vit me rrit buxhet, me rrit paga me rrit mirëqenien e këtij vendi. Nuk guxon Kosova dhe nuk do të guxoj me diskriminuar qytetarin e vet, as kur shkon në spital, as kur shkon në gjykatë, as kur shkon në një zyre, cilëndo qoftë për punët që i ka, Kosova do të jetë e të gjithëve, e gjithë qytetarëve”, tha ai.

Kandidati i AAK-së për Prizrenin, Lulzim Kabashi ka thënë se do të krijojë një ekip që dinë dhe guxon, por edhe një ekip të përberë nga 50 përqind e femrave për guxim që është gati ta marrë.

Kabashi ka folur edhe për përkrahjet që do ta kenë bizneset, bujqësinë, shëndetësinë, arsimin, kulturë dhe sportin.

“T’u sigurosh qytetarëve të Prizrenit dhe fshatrave për rreth ujë cilësor, kanalizime të ujërave të zeza, rrugë, trotuare, tregje moderne, parkingje të mjaftueshme, ambient të pastër, parqe, parqe, shtigje për ecje, shtigje për çiklistë, trotuare, ashensor dhe pjerrina për personat në nevojë, objekte për strehim të fëmijëve dhe personave në nevojë, kuzhinë popullore janë nevoja dhe obligime të cilat përfshihen edhe në kartën e të drejtave elementare të njeriut, unë jam i vetëdijshëm dhe i gatshëm t’i realizojë… Prizreni ka nevojë më shumë se kurrë që të udhëhiqet si një shtëpi e mbar dhe e bereqetshme, Prizreni ka nevojë për një zotë shpie, më 22 tetor kërkoj besimin dhe votën tuaj për numrin 50“, tha Kabashi.

Ai gjithashtu është zotuar që do të mbron simbolet e trashëgimisë kulturore në Prizren, duke restauruar dhe duke mbrojtur nga shkatërrimi.

Përndryshe, u prezantuan edhe kandidatët për Kuvendin Komunal. /KosovaPress/

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Kalo në kategori