LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Anton Çetta arriti ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes

Haradinaj: Anton Çetta arriti ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 24 vjetorin e vdekjes së Anton Çettës, ka thënë se iluministi atdhetar përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi.

“Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues për brezat”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/