LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër

​Haradinaj: AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti ende nuk ka vendosur se kush do jetë kandidat për kryeministër të Kosovës nëse shkohet në zgjedhje të reja.

Haradinaj i pyetur nga KosovaPress lidhur me këtë çështje, ka thënë se duhet të shkarkohet qeveria Kurti, porse sipas tij ka rëndësi procesi që çon në zgjedhje dhe jo data.


Para gazetarëve, Haradinaj ka thënë se PDK-ja është duke ja plotësuar kërkesën Kurtit, duke shtuar se mund të kenë koalicion mes vete për mënyrën si të ecet përpara për zgjedhje.

“Nuk e kemi përcaktuar ende, por do ta shohim dhe do ju njoftojmë me kohë… Po duhet të shkarkohet qeveria, mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka rëndësi. Po dëgjoj (kryetarin e PDK-së), Memli Krasniqi po i propozon data Kurtit, ne së pari duhet të definojmë mënyrën si shkojmë në zgjedhje. Data pason  procesin, e cili proces na çon zgjedhje ka rendësi. Duhet të shkarkohet qeveria Kurti. Pra, para se të flasim për datë, duhet të flasim për mënyrën si shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Haradinaj.

Ndërsa, i pyetur nëse do e përkrahin mocionin për shpërbërje të kuvendit nëse u kërkohet, ai ka thënë se kanë mocion për shkarkim të qeverisë Kurti, porse nëse shkohet drejt në shpërbërje të kuvendit, është agjenda e kryeministrit Kurti.

“Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë kështu është radha e punëve. Nëse shkojmë drejt në shpërbërje të kuvendit që i kërkon dy e treta, është kryesisht agjenda e Kurtit kjo. Që i bie PDK-ja po ja plotëson kërkesën Kurtit, ose kanë koalicion me Kurtin për mënyrën si të ecën përpara për zgjedhje”, tha Haradinaj.

Mes tjerash, i pari i AAK-së ka komentuar edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se mënyra se si është kërkuar Kosovës të marrë obligime shtesë është ndryshe nga praktikat e mëhershme.

“Anëtarësimi në KiE ka hyrë në fazë përfundimtare, është një proces i gjatë i punës, është e drejtë dhe meritë e Kosovës të anëtarësohet. Mënyra se si i është kërkuar Kosovës të marrë obligime shtesë është ndryshe nga praktikat e mëhershme.

Për fat të keq, në këtë mënyrë të marrjes së obligimeve që kemi marrë tani, sikur ta kishim marrë në kohë, me siguri se tani do të numëronim më shumë rezultate, edhe anëtarësimin në NATO edhe kandidaturën për BE.

Ne vetëm për anëtarësim në KiE po përmbushim obligime e kushte që janë shumë e që për Kosovën është do të jetë vështirë… Ekziston mundësia pastaj për kushte e kërkesa të reja, anëtarësim në NATO dhe kandidaturën për në BE”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, i pyetur për deklaratën e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha lidhur me grupet tjera të orkestruara nga Serbia që mund ta sulmojnë sërish veriun, Haradinaj nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Mirëpo, sipas tij, Kosova duhet me qenë vigjilente dhe bashkë me aleatët që mos të lejojë asnjëherë rrezikimin e Kosovës.

“Ekziston mundësi e tillë e kërcënimeve, por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe bashkë me aleatët që mos të lejojë asnjëherë rrezikimin e Kosovës”, tha ai.

Haradinaj po ashtu ka thënë se falë aleatëve Kosova po anëtarësohet në organizata, dhe jo nga puna e qeverisë Kurti.

“Është pozicionim i qartë i aleatëve të avancojnë Kosovën, përkundër pengesave që Qeveria dhe kryeministri Kurti ua ka nxjerrë aleatëve, ata sërish arritën rezultat të suksesshëm për Kosovën”, tha mes tjerash Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori