LAJMI I FUNDIT:

Hapnin dyert pa dëmtuar bravat, shikoni si janë vjedhur miliona lekë dhe mijëra euro (Video)

Hapnin dyert pa dëmtuar bravat, shikoni si janë vjedhur miliona lekë dhe mijëra euro  (Video)

Një person është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove nëpër banesa dhe kasaforta.

Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste vjedhjesh të ndodhura në banesa, ku në total janë vjedhur 27 500 euro dhe 87 milionë lekë


Njëri prej autorëve është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

Në pranga u vu shtetasi Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit. Ndërsa G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë është shpallur në kërkim nga Policia.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatur për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vjedhjet e dokumentuara

– vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.

– vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.

– vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.

– vjedhjes së disa orëve dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.

– vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.

– vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.

-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim“ të parashikuar nga nenet 134/3/25 të Kodit Penal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori