LAJMI I FUNDIT:

Hapja e korridoreve ajrore me Shqipërinë, Kurti e quan moment historik 

Hapja e korridoreve ajrore me Shqipërinë, Kurti e quan moment historik 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së korridoreve të reja ajrore me Shqipërisë.

Kurti tha se ky është një moment historik që padyshim do të formësojë të ardhmen e udhëtimeve ajrore në rajonin tonë.


“Është një hap progresi, efikasiteti dhe përgjegjësie ndaj mjedisit. Duke shkurtuar trajektoren e udhëtimeve për dhe nga Kosova, koha e udhëtimit ulet prej 8 deri në 12 minuta. Reduktimi i kohës së fluturimit përkthehet në ulje të konsiderueshme të konsumit të karburantit, duke minimizuar kështu emetimin e dyoksidit të karbonit”, tha Kurti.

Kryeministri tutje shtoi se përtej përfitimeve mjedisore dhe infrastrukturore, koha e shkurtuar e fluturimeve sjell edhe përfitime për mërgatën tonë, rriten mundësitë për çmime më të përballueshme të biletave dhe për destinacione të reja për dhe nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai ka falënderuar partnerët duke thënë se në këtë drejtim qeveria ka investuar 34 milionë euro.

“Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë. Në këtë drejtim ne kemi bërë ndryshime thelbësore ku Qeveria e Kosovës ka investuar 34 milionë euro. Jemi krenar me progresin që kemi arritur.”, tha Kurti.

E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se hapja e rrugëve të reja ajrore për Kosovën u arrit pas një pune ekipore 15-mujore me autoritetet e Kosovës, Shqipërisë, por edhe me ndihmën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ai madje e quajti të vonuar hapjen e korridoreve të reja, pasi sipas tij, kjo ka mundur të ndodhë disa vjet më parë. Rohde u zotua se do të vazhdojnë punën që të hapen edhe korridore të tjera, duke përmendur Malin e Zi.

Njoftimi për hapjen e korridoreve ajrore ishte bërë më 28 dhjetor të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori