LAJMI I FUNDIT:

Hapja e Cineplexx paralajmërohet në mënyrë të veçantë (Foto)

Hapja e Cineplexx paralajmërohet në mënyrë të veçantë (Foto)

Një javë para hapjes zyrtare së Cineplexx Kosova, në Albi Mall, është organizuar një paradë muzikore dhe akrobatë në sheshet e Prishtinës me maskota interesante.

Dëfrim Puka, Menaxher i Marketingut dhe Komunikimit në Cineplexx Kosova, ka thënë për Telegrafin se organizimi i promocionit të së mërkurës ka për synim informimin më të mirë të qytetarëve të Prishtinës.

defilimi-cinepexx-foto-ridvan-slivova-1

Ja çmimet e biletave për filmat që do të shfaqen në 6 sallat e Cineplexx Kosova
Lexo po ashtu Ja çmimet e biletave për filmat që do të shfaqen në 6 sallat e Cineplexx Kosova

“Me këtë aktivitet ne kemi dashur që në një mënyrë simbolike të transmetojmë një mesazh të qytetarët se me hapjen e Cineplexx po vjen një lloj argëtimi tjetër në qytet. Natyrisht, ideja e këtij promocioni ishte që të dallojë prej mënyrave tradicionale të marketingut dhe të jetë diçka e re në qytet”, tha ai.

defilimi-cinepexx-foto-ridvan-slivova-6

“Pra, sot i njoftuam edhe për së afërmi qytetarët e Prishtinës që Cineplexx po hapet më 30 nëntor në Albi Mall, ku do t’i kemi 6 salla me kapacitet deri në 1000 ulëse”, tregoi Puka.

defilimi-cinepexx-foto-ridvan-slivova-7

Sipas tij, është mirëpritur parada e organizuar me rastin e hapjes së Cineplexx Kosova. “Gjatë këtij aktiviteti pamë reagime shumë të mira të qytetarëve dhe besojmë se këto ndjenja të mira do t’ua përcjellim edhe kur të vijnë për të parë filma në kinemanë tonë me 6 salla dhe teknologjitë më të reja të zërit e fotografisë”.

Cineplexx, kinemaja e parë me 6 salla në Kosovë
Lexo po ashtu Cineplexx, kinemaja e parë me 6 salla në Kosovë

Ndryshe Cineplexx do të hapet të mërkurën më 30 nëntor në Albi Mall nga ora 21:00! Për më shumë informacione rreth kinemasë, në profilin e Facebookut, Cineplexx Kosovo. /Telegrafi/

defilimi-cinepexx-foto-ridvan-slivova-10-1

Artikull i sponzorizuar