LAJMI I FUNDIT:

Hapja e Burger King në Prishtinë, Kosnett: Shenjë e besimit në Kosovën

Hapja e Burger King në Prishtinë, Kosnett: Shenjë e besimit në Kosovën
Philipp Kosnet vlerësoi si të rëndësishëm investimin amerikan të Burger King në vendin tonë.

Ditën e sotme është bërë përurimi i hapjes së Burger King në Prishtinë, nga ku është paralajmëruar se gjatë këtij viti do të hapen edhe 8 pika të tjera të Burger Kingut në gjithë Kosovën.

Me hapjen e kësaj pike janë punësuar 100 persona, ndërkohë që me hapjen e pikave të reja është thënë se do të hapen mbi 300 vende të reja të punës.


Me rastin e hapjes së kësaj pike, është thënë se bashkëpunimi i brendit të njohur amerikan dhe kompanisë kosovare Buçaj Retail dëshmon lidhjen që kanë Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në hapje të pikës së Burger Kingut në Prishtinë ka marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë Philip Kosnett, i cili tha se rrugëtimi deri tak hapja ka qenë i gjatë, pasi që janë dashur gati dy vite negociata për ta realizuar këtë.

Megjithatë, ai tha se ky biznes tashmë ka ndryshuar jetën e qytetarëve të rinj kosovar, duke përmendur se janë hapur 100 vende të reja të punës dhe më shumë të tjera do të hapen edhe me hapjen e pikave të reja.

Burger King u hap në vitin 1953 në Jacksonsville të Floridas.

“Paraardhësi im, ambasadori Delawie shpesh ka thënë se hapja e çdo përfaqësie të re amerikane është shenjë e besimit në Kosovën dhe në të ardhmen e saj. Zingjirët e mëdhenj bëjnë hulumtime të reja para se të hyjnë në një treg të ri, prandaj çdo përfaqësi që hapet dërgon sinjal pozitiv përfaqësive të tjera. Por, çka është edhe më me rëndësi dërgon sinjal edhe investitorëve. Qeveria ime është e lumtur që po sheh rritje të investimeve amerikane në Kosovë, e i nxisim edhe më shumë ndërmarrjet për ta pasur në mendje Kosovën”.

“Megjithatë duhet ta pranojmë se ka faktorë të jashtëm të zhvillimit të afarizmit që pengojnë investimet e huaja në Kosovë, veçanërisht tensionet e vazhdueshme politike në rajon, si dhe sfida e korrupsionit me të cilën përballet Kosova. Përpjekjet për të ndërtuar paqe, drejtësi, mbarësi për Kosovën dhe për fqinjët e saj janë të lidhura ngushtë dhe në mënyrë të pandashme. Paqja, drejtësia e mbarësia për të gjitha këto ShBA-të janë të përkushtuara që t’i mbështesin miqtë tanë në Kosovë gjatë përbaltjes dhe tejkalimit të këtyre sfidave”, tha ai.

Brendi i njohur amerikan, Burger King operon me 16,000 restorante, në rreth 100 shtete të botës.

Artikull i sponzorizuar