LAJMI I FUNDIT:

Hapet Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Hapet Tregu i Gjelbër në Prishtinë
Hapja e Tregut të Gjelbër në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për medie kishte bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdohet me fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër pandemisë së COVID-19.

Ai kishte njoftuar se ashtu siç është planifikuar, më 18 maj do të fillohet me hapjen e disa bizneseve.


Në listën e këtyre bizneseve është edhe hapja e tregut të gjelbër.

Pas dy muajve izolim, fillon hapja e disa bizneseve në Kosovë
Lexo po ashtu Pas dy muajve izolim, fillon hapja e disa bizneseve në Kosovë

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Aktualisht janë gjithsej 985 raste me COVID-19, me 736 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë faza e tretë e masave do të nisë nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Kjo është lista e plotë e aktiviteteve të bizneseve që do të hapen në fazën e dytë, duke filluar nga 18 maji deri më 2 qershor:
– Tregtia me pakicë (plotësisht)
– Dentistët dhe fizioterapeutët
– Floktarët dhe sallonet e ondulimit
– Tregu i gjelbër
– Gastronomia (merr me vete)
– Transporti hekurudhor
– Transporti urban dhe ndërurban (me leje të veçanta)
– Qendrat e thirrjeve (me lista të stafit esencial) /Telegrafi/

Hapja e Tregut të Gjelbër në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Hapja e Tregut të Gjelbër në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Hapja e Tregut të Gjelbër në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi