LAJMI I FUNDIT:

Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Sipas një njoftimi për media masat që janë prezantuar synojnë mbështetjen e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, si investim në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.


“Pompë termike, kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), stufa individuale me biomasë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur përmes këtij njoftimi: “vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është 2 për qind e vlerës investive, apo deri në 2 mijë euro. Kurse, për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51 për qind e tutje, vlera e subvencionimit është 25 për qind e vlerës investive dhe deri në 2 mijë euro.

Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është 20 për qind e vlerës investive, apo deri në 1 mijë euro. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51 për qind e tutje, vlera e subvencionimit është 25 për qind e vlerës investive dhe deri në 1 mijë euro.

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive, dhe deri në 2000.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një përqind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është dyzet e pesë përqind (45%) e vlerës investive dhe deri në 2000.00 €.

Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 40 për qind e vlerës investive dhe deri në 500.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51 për qind e tutje, vlera e subvencionimit është 45 për qind e vlerës investive dhe deri në 500 euro”.

Në njoftim bëhet e ditur se aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy faza: aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: rks-gov.net/476

“Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 21 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 12 dhjetor 2023 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje. Aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 10 janar 2024”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun duke klikuar këtu.

Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën:  info.subvencionet@rks-gov.net

Apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00. /Telegrafi/