LAJMI I FUNDIT:

Hapet tenderi për pjesën e parë të ‘Rrugës A’ në Prishtinë, pritet të kushtojë 9.5 milionë euro

Hapet tenderi për pjesën e parë të ‘Rrugës A’ në Prishtinë, pritet të kushtojë 9.5 milionë euro

Komuna e Prishtinës njofton se ka hapur tenderin për pjesën e parë të projektit “Rruga A”, e që pritet të kushtojë 9.5 milionë euro.

Sipas Prokurimit Publik, afati për dorëzimin e ofertave është deri më 7 tetor, ndërsa tenderi është me procedurë të hapur, shkruan Telegrafi.


dosjen e tenderit, të gjithë operatorët që marrin pjesë në kryerjen e punimeve duhet t’i ofrojnë 50 punëtorë.

“Minimum 50 punëtorë, dy referenca për punët e mëparshme në leminë e kërkuar të lëshuara nga punëdhënësit për udhëheqësin e punishtes”, thuhet në dosje.

Njoftimi për hapjen e tenderit nga Komuna e Prishtinës në KRPP

Po ashtu, aplikuesit në tender duhet t’i ofrojnë dëshmi të kënaqshme se qarkullimi vjetor, gjatë tre viteve të fundit fiskale, ka qenë prej jo më pak se 19 milionë euro dhe se kanë përfunduar me sukses kontrata të ngjashme.

“Operatori ekonomik duhet t’i ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i operatorit ekonomik, gjatë tre viteve të fundit fiskale, ka qenë prej jo më pak se 19,000,000.00 euro. Lideri i grupit të operatorëve duhet të përmbush 60 për qind të kapacitetit ekonomik dhe financiar”, thotë njoftimi.

Projekti për ndërtimin e “Rrugës A” do kryhet në bashkëfinancim me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Po ashtu, bashkë me këtë projekt do ndërtohet edhe kolektori i ujërave të zeza.

Komuna e Prishtinës ditë më parë kishte miratuar buxhetin prej 105 milionë eurosh për vitin 2023, që mbi 40 milionë euro janë paraparë për projekte të investimeve kapitale. /Telegrafi/