LAJMI I FUNDIT:

Hapet showroom-i ekskluziv i “Lesna Max”, në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë

Hapet showroom-i ekskluziv i “Lesna Max”, në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë

Në suaza të qendrës TED Mall në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, është hapur të shtunën showroom – i ekskluziv i Lesna Max, i pari këtij lloji me ofertë gjithëpërfshirëse të mobileve dhe aksesorëve nga brendi i mirënjohur Lesnina, si dhe pajisjeve të ndryshme për shtëpi, objekte afariste dhe oborr.

Showroom-in e ri të Lesna Max e kanë vizituar qindra qytetarë të cilët u njoftuan për së afërmi me gamën e gjerë të produktet cilësore dhe me çmime të volitshme që i ofron brendi i njohur.

Nga tash e tutje të gjithë të interesuarit i kanë më afër tyre produktet që i ofron Lesna Max.

Lesna MAX ofron spektër të gjerë të produkteve me çmimet më të mira në treg, njëkohësisht duke ofruar mundësi unike për blerje të produkteve, me qëllim që të gjithë blerësit të shijojnë cilësinë dhe komforin e garantuar në suaza të buxhetit të tyre.

Të gjithë adhuruesit e mobileve dhe artikujve të kualitetit të lartë, tani më kanë një destinacion të ri ku mund të gjejnë gjithçka – deri në detajin e fundit me çmimet më të volitshme dhe kualitet superior.

Ndryshe, ky showroom ofrojnë mundësi për kredi deri në 10,000 euro me 0 për qin interes për 36 muaj nga NLB Banka.

Lesna MAX, është Maximumi në shtëpinë tuaj. /Telegrafi/