LAJMI I FUNDIT:

Hapet pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, Sveçla: Do të hapen mundësi të reja të zhvillimit mes dyja vendeve

Hapet pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, Sveçla: Do të hapen mundësi të reja të zhvillimit mes dyja vendeve

Ministria e Punëve të Brendshme, mbajti ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky rajon ndërkufitar gjithmonë ka kultivuar marrëdhënie të veçanta mes  banorëve të dy vendeve .


“Bashkëjetesa e mirë e qytetarëve tanë nga dy zonat përkundër kufijve, na shtynë të angazhohemi për lehtësimin e zhvillimit të jetës dhe veprimtarisë së tyre. Duke njohur mirë këtë, jemi sot këtu të angazhuar si dy shtete që të lehtësojmë çdo procedurë që vështirëson zhvillimin dhe bashkëpunimin e tyre”, tha  Sveçla.

Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie në një fjalë rasti zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi, theksoi se Qeveria e Kosovës me udhëheqjen nga Albin Kurti, e ka si përparësi avancimin e jetesës së qytetarëve dhe të bënë të mundur të jenë afër këto dy religjione.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri Punëve të Brendshme i Maqedonisë së  Veriut,  z. Oliver Spasovski,  i cili u shpreh se  bashkëpunimi me ministrin e  Punëve të  Brendshme të Republikës së Kosovës , për kalimin kufitar shënoj një gjë shumë të mirë për të dyja vendet duke përfshirë edhe patrullimet e përbashkëta.

Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi deri më tani është i shkëlqyeshëm dhe hapja e sotme është bërë për kalimin kufitar që do të jetë i sigurt nga tipi lokal dhe që është në interes për qytetarët lokal dhe qarkullimin e tyre për çështje ekonomike apo private.

Gjatë kësaj  ceremonie  ministri  Sveçla shtoj se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar  të adresojë çështje me interes të  përbashkët për qytetarët e dy vendeve tona  në mënyrë  pro aktive dhe me projekte konkrete,  dhe se ky është hapi i parë për rajonin që ka shumë potencial për turizëm që në të ardhmen do të ndihmojë edhe në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori