LAJMI I FUNDIT:

Hapet Panairi i Edukimit

Hapet Panairi i Edukimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka hapur sot edicionin e 12 të Panairit të Edukimit, të cilit këtë vit i është shtuar edhe pjesa e turizmit dhe sportit dhe do të jetë i hapur për vizitorë gjatë datave 19 dhe 20 prill.

Në ceremoninë solemne të këtij panairi që po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nën përkujdesjen e Ministrisë së Arsimit, ministri Bytyqi e vlerësoi këtë si një ditë të madhe, për fatin se po vazhdohet tradita e një panairi informues për edukimin në Kosovë.


“Ky panair do të shërbejë që të rinjtë tanë t’i kenë informatat me kohë. Të rinjtë tanë është e nevojshme të kenë informacione për këto shkolla, që të kenë informacione për orientimin në karrierë, pasi vërtet kemi nevojë që ata të orientohen drejt tregut dhe pas shkollimit ta kenë më të lehtë të punësohen”, tha ministri Bytyqi.

Ai, po ashtu theksoi nevojën e informimit të vazhdueshëm dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për një edukim sa më të përafërt me vendet tjera të zhvilluara.

Në këtë ceremoni, pjesëmarrësit i ka përshëndetur zëvendësministri i Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi, Qazim Hoxhiq, i cili ndër të tjera, falënderoi të gjithë ata që zgjedhin Ulqinin për të kaluar pushimet, ndërsa tha se këtë vit në Mal të Zi janë planifikuar rreth 3 milionë euro investime në turizëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori