Sot në Prishtinë është themeluar Oda Ekonomike Zvicerano-Kosovare.
Në mënyrë unanime, kryesues i kësaj organizate është përzgjedhur ndërmarrësi Fikret Murati.
Si një ndërmarrës që është rritur në Zvicër, Murati u kthye në Kosovë për ta hapur kompaninë e suksesshme “Speeex”.
Për të, ceremonia e sotme është fillimi i një zhvillimi ekonomik të bazuar në praktikat zvicerane.
“Ju falënderoj përzemërisht. Është një nder dhe krenari për mua që të jem prezent këtu mes jush, dhe është një nder i madh që ta kem besimin e juaj për këtë mandat. Ky është një moment shumë i veçantë për mua, ashtu siç e ceka në fillim, jam rritur në Zvicër dhe aty kam kaluar gjithë fëmijërinë time. Sot jam qytetar i Zvicrës dhe Kosovës, andaj tash po më kujtohet dhe mund të them se i kam bërë prindërit dhe paraardhësit e mi krenarë”, tha ai.
Para të pranishmëve, Murati u shpreh optimist se do të jetësojë projektet që pritet të rrjedhin nga bashkëpunimi i mirëfilltë në mes palëve.
“Jam shumë optimist për këtë bashkëpunim për mundësi të reja, rrjetëzim të ri dhe një bazament thelbësor që do ta ndërtojmë së bashku. Na pret një rrugëtim i ndritur dhe i bardhë, që së bashku me ekipin që do të përzgjidhet me anëtarët e tjerë të bordit do të punojmë që ta jetësojmë rrugëtimin tonë në integrim me ekonominë zvicerane”.
Në këtë ceremoni të themelimit është zgjedhur edhe kryesuesi i Thesarit, Armend Osaj nga “ACA” (Bashkëpunëtorët e Auditimit dhe Këshillimit), teksa zëvendëspresident është zgjedhur Granit Vokshi nga “Koci&Vokshi” me 13 vota për, teksa Bekim Kasumi nga ”Smart Bits” mori 7 vota.
Themelimi i organizatës është përshëndetur edhe nga të pranishmit tjerë, si përfaqësuesja qeveritare Fëllanza Podrimja dhe zëvendës ambasadorja e Zvicrës, Pauline Menthonnex Gacaferri dhe përfaqësues të Odës Gjermane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit