LAJMI I FUNDIT:

Hapet në Prishtinë piceria e famshme botërore “Famous Famiglia Pizza”, biznes i familjes shqiptare Kolaj (Video)

Hapet në Prishtinë piceria e famshme botërore “Famous Famiglia Pizza”, biznes i familjes shqiptare Kolaj (Video)

 Në prezencën e dhjetëra mysafirëve, të enjten në Prishtinë është hapur piceria e famshme botërore “Famous Famiglia Pizza”.

Ardhja e këtij brendi botëror në kryeqytetin e Kosovës, sjellë shijen e mrekullueshme të picës njujorkeze dhe suksesin e familjes Kolaj – me prejardhje nga Kosova – e cila e ka nisur këtë biznes tre dekada më parë.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cila tha se tregimi i suksesit i “Famous Famiglia Pizza”, është shumë domethënës, duke pasur parasysh se ata konkurrojnë me një treg shumë të fuqishëm sikurse është ai i New Yorkut.

Ai ka theksuar se më shumë se picat, storia e familjes tregon për ndërmarrësinë e shqiptarëve dhe kosovarëve.

Ata nuk e harruan kurrë vendin e tyre - Familja Kolaj, nga Italia në SHBA, për rrjetin botëror të picerive Famous Famiglia, deri te kontributi për të debuarit e luftës
Lexo po ashtu Ata nuk e harruan kurrë vendin e tyre - Familja Kolaj, nga Italia në SHBA, për rrjetin botëror të picerive Famous Famiglia, deri te kontributi për të debuarit e luftës

“Kushdo që ka qenë në New York ka dëgjuar për suksesin e kësaj familje dhe ndihmën e vazhdueshme që e kanë dhënë ata për Kosovën”, ka shtuar Ahmeti.

Ai ka thënë se të gjithë e dinë që fitimi në një restorant të tillë në Kosovë nuk është as për së afërmi si në Amerikë, por përkushtimi i familjes Kolaj sipas tij, për ta sjellë biznesin në Kosovë, tregon se ata nuk i harruan rrënjët.

Kur yjet botërore kënaqen në picerinë e shqiptarëve - Famous Famiglia ndër vite më e preferuara nga fytyrat prominente
Lexo po ashtu Kur yjet botërore kënaqen në picerinë e shqiptarëve - Famous Famiglia ndër vite më e preferuara nga fytyrat prominente

Më një fjalë rasti para të pranishmëve është drejtuar edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Colleen Hyland.

Ajo ka shprehur kënaqësinë e saj se “Famous Famiglia Pizza”, po hapet edhe në Prishtinë, duke shtuar se nëse një biznes ia del në New York, ai biznes do t’ia dal kudo.

“Ajo çka dua të nënvizoj është se “Famous Famiglia” e mban gjallë dhe të fortë ëndrrën amerikane, ka shtuar Hyland.

Pizza e ëndrrës Amerikane – Familja Kolaj tregon se ata ofruan më shumë se pizza
Lexo po ashtu Pizza e ëndrrës Amerikane – Familja Kolaj tregon se ata ofruan më shumë se pizza

Sipas saj, hapja e kësaj picerie në Kosovë do ta përmirësoj imazhin e vendit përballë investitorëve të huaj, për arsye se një brend botëror ka filluan punën këtu.

Për ta sqaruar të gjithë rrugëtimin e picerisë së famshme botërore dhe themeluesve të “Famous Famiglia Pizza”, ka folur Giorgio Kolaj.

Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për prezencën e tyre në hapjen e picerisë në Prishtinë.

Giorgio ka treguar se meritat kryesore për suksesin e këtij biznesi i takojnë nënës së tyre, e cila ka sakrifikuar shumë për t’i rritur fëmijët e saj.

Presidenti i SHBA-ve: Famous Famiglia, një hap më lart se McDonalds
Lexo po ashtu Presidenti i SHBA-ve: Famous Famiglia, një hap më lart se McDonalds

“Nëna jonë ka hequr shumë mundime gjatë kohës që ne jemi rritur, sepse nuk kishte asnjë të afërm, me shumë probleme financiare dhe në një vend të huaj. Por, ajo ka qenë mësuesja jonë më e mirë që na ka dhuruar Zoti, edhe pse nuk ka qenë e shkolluar”, ka theksuar Kolaj.

Ai ka treguar se e ëma çdo here i ka edukuar në frymën e ruajtjes së traditave shqiptare, besës, nderit dhe fytyrës.

“Në këtë hapje po kthehemi në tokën e prindërve, sepse e kemi kryer një detyrë. Faleminderit Zotit së pari, që na ka mbrojtur prej lloj lloj rreziqesh dhe që na ka dhënë një nënë të mrekullueshme. Një falënderim shkon edhe për Amerikën e cila 50 vjet më parë na ka pranuar si familje, dhe i ka dhënë mundësi një nëne të varfër shqiptare”, ka shtuar Giorgio Kolaj.

Giorgio Kolaj paralajmeron hapjen e picerisë së famshme Famous Famiglia në qendër të Prishtinës - Intervistë ekskluzive
Lexo po ashtu Giorgio Kolaj paralajmeron hapjen e picerisë së famshme Famous Famiglia në qendër të Prishtinës - Intervistë ekskluzive

Sipas tij, me prerjen e sotme të shiritit në Kosovë ka më shumë rëndësi se çdo hapje në cilin do shtet tjetër.

“Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët që janë rreth e rrotull botës”, ka përfunduar fjalën e tij Kolaj.

Ndryshe, familja Kolaj bëri historinë në gjithë botën me tregimin e suksesit kur para katër dekadash emigroi në SHBA dhe pas disa viteve të vështira ata ja dolën që sot biznesi i tyre “Famous Famiglia” të jetë një prej brendeve më të suksesshme në botë. Rrjeti i picerive ka 100 lokale në 8 shtete të botës si: Amerikë, Kanada, Meksikë, Arabi, Amerikën Jugore, Kinë, Afrikë, e tani edhe në Kosovë.

Menu-ja është plotësisht e njëjtë sikurse në Amerikë ashtu edhe në Kosovë. Ujin, miellin, vajin e ullirit, pastat, faculetat të gjitha kanë ardhur nga Nju Jorku, në mënyrë kur shijohet pica në Prishtinë, t’ua ofrojë ndjesinë sikurse je në Manhattan në Nju Jork. /Telegrafi/