LAJMI I FUNDIT:

Giorgio Kolaj paralajmeron hapjen e picerisë së famshme Famous Famiglia në qendër të Prishtinës – Intervistë ekskluzive

Giorgio Kolaj paralajmeron hapjen e picerisë së famshme Famous Famiglia në qendër të Prishtinës – Intervistë ekskluzive

Familja Kolaj bëri historinë në gjithë botën me tregimin e suksesit kur para katër dekadash emigroi në SHBA dhe pas disa viteve të vështira ata ja dolën që sot biznesi i tyre Famous Famiglia të jetë një prej brendeve më të suksesshme në botë.

Edhe pse i lindur në Itali Giorgio Kolaj dhe vëllezërit e tij nuk e harruan asnjëherë vendlindjen e paraardhësve të tyre. Pikërisht për këtë arsye themeluesit e rrjetit restauranteve Famous Famiglia bënë të ditur se shumë shpejtë do të bëjnë hapjen e një picerie të tillë edhe në Prishtinë.

Giorgio Kolaj në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka thënë se: “Ne jemi katër vëllëzer dhe jemi duke e hapur të parën Famous Famiglia në Evropë, saktësht këtu në Prishtinë. Ideja për me hap një piceri në Kosovë është ide e kahmotshme, që nja 50 vite. Nana është kujdes me na mësu gjuhën dhe traditat shqiptare kështu që ne gjithmonë kemi pasur shpresë me ardh në tokën e prindërve dhe me hap këtë biznes.”

Rrjeti i restauranteve ka 100 lokale në 8 shtete të botës si: Amerikë, Kanada, Meksikë, Arabi, Amerikën Jugore, Kinë, Afrikë, e tani edhe në Kosovë.

Menu-ja është plotësisht e njëjtë sikurse në Amerikë ashtu edhe në Kosovë.

“Ujin, miellin, vajin e ullirit, pastat, faculetat të gjitha i kemi sjellë nga Nju Jorku, në mënyrë kur e hanë picën në Prishtinë do t’ua ofrojë ndjesinë sikurse je në Manhattan në Nju Jork” tha Kolaj.

Data e hapjes së Famous Famiglia është caktuar dhe në ceremoninë e hapjes dihet se do të jenë prezent personalitete të shquara e një prej tyre edhe Ambasadori i Amerikës në Kosovë.

Shumë shpejtë do të keni mundësi të shijoni një picë të shkëlqyer amerikane në mes të Prishtinës.

Presidenti i SHBA-ve: Famous Famiglia, një hap më lart se McDonalds
Lexo po ashtu Presidenti i SHBA-ve: Famous Famiglia, një hap më lart se McDonalds
Pizza e ëndrrës Amerikane – Familja Kolaj tregon se ata ofruan më shumë se pizza
Lexo po ashtu Pizza e ëndrrës Amerikane – Familja Kolaj tregon se ata ofruan më shumë se pizza
Kur yjet botërore kënaqen në picerinë e shqiptarëve - Famous Famiglia ndër vite më e preferuara nga fytyrat prominente
Lexo po ashtu Kur yjet botërore kënaqen në picerinë e shqiptarëve - Famous Famiglia ndër vite më e preferuara nga fytyrat prominente
Ata nuk e harruan kurrë vendin e tyre - Familja Kolaj, nga Italia në SHBA, për rrjetin botëror të picerive Famous Famiglia, deri te kontributi për të debuarit e luftës
Lexo po ashtu Ata nuk e harruan kurrë vendin e tyre - Familja Kolaj, nga Italia në SHBA, për rrjetin botëror të picerive Famous Famiglia, deri te kontributi për të debuarit e luftës