LAJMI I FUNDIT:

Hapet linjë e re ajrore Shkup-Hanover

Hapet linjë e re ajrore Shkup-Hanover
Commercial Airplane in Flight

Shkup – Hannover është linja e re, e cila nga e cila nga 31 tetori, do të qarkullojë nga aeroporti Aleksandri i Madh, ndërsa biletat do të rezervohen me çmime duke filluar nga 899 denarë për biletë në një drejtim, kumtuan sot nga TAV. përcjell Telegrafi Maqedoni.

Transporti ajror do të operatojë në këtë linjë dy herë në javë gjatë sezonit dimëror 2016/2017. Çdo të hënë dhe të premte, aeroplanët do të nisen nga Shkupi, ndërsa të martën dhe të shtunën do të arrijnë nga Hanoveri.


Aeroplani i parë nga Shkupi për në Hanover të hënën do të fluturojë në ora 18:50, ndërsa pastaj nga Hanoveri do të arrijë të shtunën në Shkup më 1 nëntor në ora 00:25 minuta.

“Hanoveri është destinacioni i 23-të, me të cilën Wizz Air operon nga aeroporti i Shkupit, Aleksandri i Madh, ndërsa njëkohësisht destinacioni i nëntë nga Shkupi dhe nga Maqedonia deri në Gjermani”, theksoi drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Zoran Kërstevski.

Krahas Hanoverit, si destinacioni i 23-të i kësaj aviokompanie, aeroporti i Shkupit është ndërlidhur me tetë qytete tjera në Gjermani: berlin, Këln, Dortmund, Frankfurt, Fridrigs’hafen, Hamburg, Munih dhe Nirnberg.

Aeroporti i Shkupit, Aleksandri i Madh ofron linjë direkte deri në 3 destinacione, ndërsa së bashku me aeroportin e Ohrit Shën Apostull Pali, Maqedonia momentalisht ka lidhje ajrore me gjithsej 35 destinacione. /Telegrafi/