LAJMI I FUNDIT:

Hapet konkursi plotësues në Universitetin “Kadri Zeka”

Hapet konkursi plotësues në Universitetin “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkurs plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore “Bachelor” në vitin akademik 2016/2017.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se konkursi plotësues për afatin e shtatorit, është për plotësimin e vendeve të lira nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve.


Në afatin e dytë, në këtë universitet do të pranohen 770 student të rregullt, ku përfshihen studentë që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet pakicë.

Nga njoftimi bëhet e ditur se për të lehtësuar aplikimin, administrata do të punojë edhe të shtunave.

Dokumentet mund të dorëzohen nga sot deri më 15 shtator, ndërsa provimi pranues mbahet më 19 shtator.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më së voni, deri më 22 shtator në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit, ndërsa regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data 26 shtator deri më 30 shtator.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori