LAJMI I FUNDIT:

Hapet Festivali i bizneseve të gjelbra

Hapet Festivali i bizneseve të gjelbra

Hapet sot edicioni i dytë i Festivalit të Gjelbër, i cili u kushtohet bizneseve të gjelbra në Kosovë, që mbulojnë energjinë e ripërtëritshme, riciklimin dhe efiçiencën e energjisë.

Sipas organizatorëve, ky festival synon të promovojë rritjen e tregjeve të biznesit të gjelbër të Kosovës, rritjen e vendeve të punës, të avokojë për përmirësimet e nevojshme politike, ligjore dhe rregullative, që nevojiten për rritjen e biznesit të gjelbër, të shtojë vetëdijen e publikut për dobitë e përdorimit të praktikave dhe teknologjive të gjelbra dhe për mënyrën sesi qytetarët mund ta mbështesin qëndrueshmërinë e mjedisit.

Festivali do të jetë i hapur deri më 21 shtator dhe mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/