BONEVET Prishtina ka kënaqësinë të ju njoftoj se ka hapur regjistrimet për ciklin janar – shkurt, 2023.
Si një hapësirë inkurajuese për fëmijët dhe të rinjët, BONEVET synon zhvillimin e aftësive të buta, imagjinatës, kreativitetit dhe zbulimin e talenteve përmes edukimit në fushat STEAM (shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë).
Për fëmijët tuaj të grupmoshave 5-14 vjeç, ne ju ftojmë të njiheni me klasat tona:
mTiny: 5-6 vjeç
“mTiny” është një robot edukativ për fëmijë që nuk ka nevojë për kompjuter për t’u koduar. Kjo klasë e sjell botën e programimit te fëmijët në formë të thjeshtësuar përmes gjëegjëzave, hartave dhe lojës. Poashtu, përmes kësaj fëmijët ushtrojnë të menduarit e tyre logjik dhe aftësitë për të zgjidhur probleme.
Origami: 5-6 vjeç
“Origami” quhet arti i lashtë japonez i palosjes së letrës. Përmes lojës, argëtimit dhe palosjes së letrës fëmijët eksplorojnë për herë të parë konceptet matematikore si figurat gjeometrike, thyesat dhe simetrinë. Origami është një përvojë pozitive e të mësuarit që promovon një ndjenjë të arritjes dhe mirëqenies, ndërton durimin, këmbëngulje dhe saktësi.
Art & Teknologji: 6-7 vjeç
Art & Teknologji është klasë nga e cila fëmijët eksplorojnë teknika të ndryshme të artit dhe krijojnë shfaqje teatrale me kukulla, duke përdorur teknologjitë e BONEVET si kompjuterët, robotët dhe printerët 3D.
Scratch Junior: 6-7 vjeç
Gjatë klasës Scratch Junior fëmijët do të krijojnë kolazhet e tyre interaktive, tregime të animuara dhe lojëra të ndryshme. Me anë të kësaj gjuhe të thjeshtë programimi, e cila është shumë e përshtatshme për fëmijët, ata fitojnë nocionet e para të shkencave kompjuterike. Atyre u jepet kohë për të eksploruar programimin përmes kodimit dhe aktiviteteve të tjera të shkëputura.
Scratch + mBot: 7-9 vjeç
“Scratch” është gjuhë programuese e cila përdoret për krijimin e animacioneve, përrallave dhe lojërave të ndryshme kompjuterike, kurse “mBot” është një robot edukativ i cili përdoret për përfitimin e përvojës praktike rreth programimit, elektronikës dhe robotikës. Me kombinimin e gjuhës programuese “Scratch” dhe robotit “mBot”, fëmijët bëjnë hapat e parë në programim duke zhvilluar kështu mendimin kritik dhe kreativ.
English and Technology: 7-8 vjeç
Klasa Anglisht me Teknologji kombinon mësimin e gjuhës angleze në formë praktike duke përdorur teknologjinë si mjet mësimi. Duke përdorur robotët, teknologjinë e printimit 3D, programe dhe lojëra edukative kompjuterike, fëmijët mësojnë gramatikën e gjuhës angleze, shkrimin, artikulimin dhe krijimin e storieve kreative.
Lego Spike Education: 9-10 vjeç
Lego Spike Education është klasë që ofron mënyrë praktike dhe inovative për të zhvilluar aftësitë e nxënësve në konceptet STEAM nëpërmjet të mësuarit përmes lojës. Në këtë klasë, fëmijët do të mësojnë ndërtimin e robotëve përmes Lego kits, përdorimin e motorrëve, senzorëve të ngjyrës, distancës, senzorëve të forcës dhe shumë te tjera, e njëkohësisht edhe programimin e tyre që robotët ti fusin në lëvizje.
Make it and Take it: 3D dizajn dhe 3D printim 11- 14 vjeç
Në këtë klasë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi një mujore në BONEVET të mësojnë bazat ne 3D Design dhe 3D Printing duke punuar në projekte të tyre personale. Fëmijët do të dizajnojnë dhe printojnë punimin e tyre duke përdorur Fusion 360 dhe PrusaSlicer, të cilin do të mund ta marrin me vete në fund të klasës.
Për regjistrim vizitoni:
SHËNIM: Hapësira krijuese e BONEVET tashmë gjendet ne lagjen Taslixhe, rr. Hilë Mosi Nr.11, 10000 Prishtinë
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Për ty që ke stil - Brendi i fuqishëm italian SMEG po vjen në Kosovë!

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Një javë plot jetë në VitaLand - Festimet për fëmijët vazhdojnë!

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

ASK publikon Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen