LAJMI I FUNDIT:

Hapet aplikimi për Kampet Verore Virtuale nga BONEVET

Hapet aplikimi për Kampet Verore Virtuale nga BONEVET

Si çdo herë, edhe ketë verë BONEVET po organizon Kampet Verore 2020, kësaj herë në formë virtuale.

Kampet Verore Virtuale ofrohen falas dhe kanë për qëllim që fëmijëve t’u ofrojnë një javë të mbushur me aktivitete argëtuese dhe edukuese dhe përmes së cilave fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre, krijojnë punime shumëngjyrësheje dhe lojëra, mësojnë diçka të re dhe të formojnë shoqëri të reja me moshatarët e tyre nga e gjithë Kosova dhe diaspora.

Aplikimi ka filluar dhe mbetet i hapur gjatë tërë kohës, për kampet verore që fillojnë nga 13 korriku, 2020 e deri më 21 gusht, 2020.

Të gjithë të interesuarit nga mosha 6 – 13 vjeç do të kenë mundësi t’u bashkëngjiten kampeve të organizuara nga tre qendrat e BONEVET duke aplikuar online në faqen tonë www.bonevet.org (https://www.bonevet.org/forma-e-aplikimit-per-kampe-verore/)

Janë gjithsej gjashtë kampe të ndryshme që do të ofrohen dy herë në ditë, për çdo javë:

– Mision në Hapësirë,
– Shkencëtarët e Vegjël,
– Thuaje me Muzikë,
– Supernjeriu (ndërtimi i trupit të njeriut),
– Java e Matematikës, dhe
– Artistët e Vegjël

Nga ndjekja e kampeve verore virtuale fëmijët do të përfitojnë shkathtësi të ndryshme, dhe çka është më e rëndësishmja, do të kalojnë kohë të mirë me BONEVET dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

Artikull i sponzorizuar