LAJMI I FUNDIT:

“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”

“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”

Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj të hëne, me siguri që nuk do t’i kenë shpëtuar dy lajme, në pamje të parë pa lidhje me njëri-tjetrin.

I pari kishte të bënte me dialogun e rregullt që kryeministri mban me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi botoi një foto të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, një nga komentuesit kishte ironizuar duke thënë që rëndësi ka se çfarë ndërtohet dhe jo sesa vidhet (lexo: këtu). Kaq është dashur që në stilin e tij Rama të shpërthejë: “O i vjedhur nga mendtë”, “Kur u ndanë kaq të ranë” e të tjera ofendime të cilat bëhen shumë po të bashkohen edhe me përgjigjet banale që u ktheheshin dialoguesve tjerë.

Kjo copëz bisede, që haset rëndom në komunikimin në Facebook të kryeministrit, ngre në fakt disa pyetje: A është normale që një qytetar të kërkojë llogari se nuk duhet të na verbojnë vetëm veprat e Rilindjes, por edhe paratë e shpenzuara për to? A nuk ka qenë pikërisht ky edhe standardi i socialistëve kur ishin në opozitë (p.sh. a nuk kanë thënë ata të njëjtën gjë për Rrugën e Kombit)? A nuk meriton ky dyshim një përgjigje serioze nga një kryeministër serioz? A nuk duhet të ishte kjo llogaridhënie pjesë e bashkëqeverisjes me aleatin e vetëm, popullin?

Nëse nuk do të bëhej për këto qëllime, ç’kuptim do të kishte që kreu i qeverisë të shkojë e të përleshet në rrjetet sociale me trutharë që nuk meritojnë përgjigje?

Pikërisht tek kjo pyetje e fundit qëndron edhe thelbi i këtij lloj komunikimi. Sepse, kur vepron kështu, Rama as nuk rrëmbehet, as nuk del nga kontrolli. Këtë gjë e provon më së miri edhe dëshmia e shumë redaktorëve që pohojnë se këto copëza dialogjesh i përcillen shtypit nga vetë zyra e komunikimit e kryeministrit. Këtë e përforcon edhe fakti se mediat proqeveritare i vendosin këto lajme në hapësira të dukshme dhe u bëjnë atyre një jehonë përtej të zakonshmes.

Pra, Edi Rama e ka këtë lloj incidenti në dialog, këtë shkëmbim permanent sharjesh e fyerjesh në strategjinë e tij të komunikimit.

Dhe, pikërisht këtu kjo histori lidhet me një tjetër lajm të shpërndarë me zell nga mediat pranë qeverisë sot. Bëhet fjalë për atë batutën që kryeministri lëshoi në inaugurimin e një shkolle të re: “Nuk do më shihni vetëm në ekranet e shtëpive tuaja, por edhe kur të hapni frigoriferin” (lexo: këtu).

Po pse i duhet Ramës kjo vetironi? Pse duhet t’ua kujtojë ai mbarë shqiptarëve se u shfaqet në TV me dendurinë e një sundimtari afro-aziatik? Pse nuk ka droje të lë imazhin e njeriut që më shumë shet fjalë sesa punë?

Në fakt ai nuk do këtë. Ai e ka instinktin për të kuptuar se është bërë i neveritshëm me ERTV-në e tij dhe me gjithë mediat e mëdha që e kopjojnë fjalë për fjalë propagandën e tij. Ai e di që ajo që bën nuk është as normale, as demokratike. Dhe, pikërisht ngaqë e kupton këtë, ai është i pari që vrapon për ta qesharakëzuar. Loja e tij është e qartë: Mos e lër zemërimin dhe përbuzjen të ngjizen në forma serioze, por normalizoi ato duke i banalizuar.

Prandaj, Edi rend i pari që tallet me Ramën që na është bërë si njeri i familjes përmes TV-ve, prandaj ai bën rrugaçin dhe fillon e shan kur e pyesin për çmimet e koncesioneve të “Rilindjes”.

Pas gjashtë viteve degraduese në pushtet, kur nuk ka më asnjë justifikim të besueshëm dhe kur gjërat kanë degjeneruar deri në pikën ku propaganda nuk bën më fajde, Edi Ramës i ka mbetur vetëm kjo armë: ta shes vesin si normal, duke na yshtur të qeshim me të.

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori