Barcelona ka vënë në shënjestër sulmuesin gjerman Nick Woltemade të Stuttgartit, si pasardhësin e polakut Robert Lewandowskit.

Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e sheh si goditjen e madhe të afatit kalimtar veror për repartin ofensivë.


Megjithati problemi kryesor mbetet çmimi, pasi Stuttgarti kërkon 65 milionë euro për ta lejuar largimin e reprezentuesit gjerman.

Bayerni e ka pasur objektiv kryesor këtë verë, por deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me klubin gjerman duke iu refuzuar dy oferta nga Stuttgarti.

Woltemade shkëlqeu sezonin e kaluar me 17 gola e 3 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë duke zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha evropiane.

Trajneri gjerman, Hansi Flick i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë përpjekje për transferimin e Woltemade në mënyrë që gjermani të mësoj nga Lewandowski këtë edicion dhe nga sezoni i ardhshëm të marrë fanellën e titullarit.

Barcelona pritet të bëjë përpjekje për të siguruar shërbimet e Woltemade në 20 ditët e mbetura të afatit kalimtar, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi te Sttugarti po insistojnë për ta mbajtur yllin e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app