LAJMI I FUNDIT:

Handanovic heroi i Interit, tri pritjet e sllovenit që i dërguan Nerazzurrët në Ligën e Kampionëve

Handanovic heroi i Interit, tri pritjet e sllovenit që i dërguan Nerazzurrët në Ligën e Kampionëve
Futbollistët e Interit duke falënderuar Handanovicin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Portieri slloven, Samir Handanovic ishte më meritori që Interi arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Interi arriti të fitojë ndeshjen e fundit të Serie A në shtëpi ndaj Empolit me rezultat të ngushtë 2-1.

Kjo fitore në fije të perit ia siguroi zikaltërve kualifikimin për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Milani mbeti në Ligën e Evropës.

Futbollistët e Interit duke falënderuar Handanovicin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Nerazzurrët kanë vuajtur shumë për të marr tri pikët e kësaj ndeshjes pasi Empoli barazoi rezultatin dhe kur ishte në disavantazh pati disa raste të mira shënimi.

Skriniar duke përqafuar Handanovicin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, heroi i Interit ishte portieri slloven Handanovic, i cili kreu shumë pritje në këtë ndeshje, ku disa ishin vendimtare.

Njëra nga pritjet e sllovenit (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Tri pritjet më të mira të Handanovicit, të cilët edhe janë ndër më meritoret që Interi siguroi Ligën e Kampionëve janë ato të minutës së 31-të, 70-të dhe një e minutave shtesë (90+2).

Më poshtë keni videon e pritjeve të Handanovicit dhe vlerësojeni vet se ishte apo jo më meritori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori