LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Të rritet borxhi publik, për të ndihmuar sektorin privat dhe ekonominë

Hamza: Të rritet borxhi publik, për të ndihmuar sektorin privat dhe ekonominë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për këndvështrimin e PDK-së për të dalur nga kriza ekonomike pas pandemisë.

Hamza në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PDK do të propozojë amandamentet e saj të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe nëse ato pranohen do ta mbështesin projektligjin në leximet tjera, në të kundërtën sipas tij kjo parti nuk mbështet projektligjin.


I pari i deputetëve të PDK-së ka folur edhe për personat që nuk kanë më shumë se 100 euro para në trust.

“Një pjesë e tyre është që kanë punuar vetëm tre muaj dhe nuk kanë pasur kontrata tjera. Një pjesë tjetër janë që kanë punuar në zgjedhje si komisionerë apo diçka ngjashëm dhe kanë vetëm pak të ardhura”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hamza thotë se është e vërtet që ka informalitet në ekonominë e Kosovës.

“Ne e dimë se informaliteti është prezentë në Kosovë. Është thënë se informaliteti është rreth 30 % e bruto produktit vendor, por zakonisht rritja e të hyrave ka qenë më e madhe se rritja ekonomike”.

Hamza ka thënë se ekonomia duhet të ndihmohet duke rritur borxhin publik.

“Për të ndihmuar sektorin privat dhe për të ndalur rënien ekonomike duhet të rritet borxhi publik”, deklaroi ndër të tjera Bedri Hamza./Telegrafi/