LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Të bëhet riformatizimi i Qeverisë, ose të shkojmë në zgjedhje

Hamza: Të bëhet riformatizimi i Qeverisë, ose të shkojmë në zgjedhje

Anëtari i kryesisë së PDK-së dhe kryetari i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Bedri Hamza ka thënë se koalicioni i ardhshëm duhet t’i ketë të paktën 80 vota në mënyrë që t’i çojë përpara çështjet e mëdha të vendit, sikurse është zgjedhja e Presidentit.

“Koalicioni i ardhshëm kur të bëhët duhet ti ketë të paktën 80 vota, përndryshe çdo numër tjetër do ta dërgonte vendin në zgjedhje prapë për shkak të zgjedhjes së presidentit”, tha Hamza në Kanal10.


Hamza po ashtu tha se ose duhet bërë riformatizimi i qeverisë, ose të shkojë vendi në zgjedhje, duke mos përjashtuar hyrjen e PDK-së në Qeveri.

Më tej Hamza ka thënë se qëndrimi i PDK-së në opozitë, iu ka shërbyer që te reflektojnë.

“Në momentin që i kemi humb zgjedhjet, i kemi pranu ato. Humbja në zgjedhje dhe qëndrimi në opozitë na ka shërby që t’i përmirësojmë gabimet dhe të reflektojmë ne si parti” ka thënë Hamza.

“Nuk e kemi pengu madje as procesin për formimin e koalicionit dhe qeverisë”, ka shtuar më tutje Hamza.

I pyetur nëse do PDK do të hyjë në koalicion me ndonjë parti në zgjedhjet e ardhshme, Hamza ka thënë se PDK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti.

Ndryshe, zyrtarë të Partisë Demokratike e Kosovës, deri tani kanë mohuar mundësinë e hyrjes ë partisë së tyre në Qeverinë Hoti,  duke thënë se brenda këtij subjekti politik  se deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori