LAJMI I FUNDIT:

Hamza kërkon nga ministri Murati që të zbatohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Hamza kërkon nga ministri Murati që të zbatohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë fjalimit të tij në seancën ku është duke u debatuar për faljen e gjobave antiCOVID-19, e ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Murati, se pse nuk po zbatohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hamza gjatë fjalës së tij po ashtu se nuk është korrekte nga kjo qeveri që të ngatërrohen tatimet me gjobat.


“Tatimet janë diçka tjetër. Nuk është mirë me i ngarku periudhat para pandemisë edhe gjatë pandemisë. Ne kemi edhe dy vendimet të Gjykatës Kushtetuese të cilat i kanë shpallur anti-kushtetuese vendimet e Qeverisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova sa i përket menaxhimit të ekonomisë është e fundit e madje siç tha ai edhe përballë vendeve të rajonit.

“Që 6 muaj ky ligj nuk po zbatohet. Ministër, pse nuk po zbatohet ligji për rimëkëmbje? “, pyeti ndër të tjera Hamza. /Telegrafi/