Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Drejtorin e Konsituences në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bënë pjesë e dhe Kosova, Ove Jensen. Në këtë takim u diskutua për aktivitetet momentale dhe atyre me potencial të BERZH-it në Kosovë, si dhe u diskutua edhe për takimin e Kryeministrave, i cili pritet të mbahet më 26 shkurt në Londër.
Gjate takimit Ministri Hamza e falënderoi Drejtorin e konsituencës në BERZH Ove Jensen, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës për përfaqësim e vendit tonë në Bordin e Drejtoreve të BERZH-ës, dhe shtoi se “Institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara në thellimin e bashkëpunimit me BERZH-in, dhe konsiderojë se BERZH ka luajtur një rol të rëndësishëm në projektet zhvillimore deri më tani në Kosovë, por gjithashtu mendoj se ekzistojnë hapësira për thellimin e bashkëpunimit edhe më tutje”.
Ai gjithashtu tha se Kosova si një vend në zhvillim ka nevoja të mëdha për investime dhe për këtë BERZH mbetet një institucion mjaft i rëndësishëm në sigurimin e financimit për projektet zhvillimore, si në sektorin publik, por gjithashtu edhe për atë privat.
“Vlen të përmendet se gjatë vitit 2017 është arritur rekordi i investimeve të BERZH-it në Kosovë, me një investim vjetor në 81 milion euro, ndërsa investimet kumulative të BERZH-it kanë arritur në vlerën 313 milion në 55 projekte të ndryshme”, shtoi ministri Hamza.
Ndërsa, sa i për ketë portfolios së BERZH-it në Kosove në investimet private, ministri Hamza theksoi se “shpresojmë që në të ardhmen të rritet sepse aktualisht është në nivel jo të kënaqshëm dhe për këtë jam i bindur se shtjellimi i mundësive dhe aktiviteteve të ndryshme, që kontribuojnë në ngritjen e angazhimit të BERZH-it në sektorin privat, mund të rriten në mënyrë që ky sektor të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës.
Ndërsa, Drejtori i Konsituencës në BERZH ku bënë pjesë e dhe Kosova Ove Jensen duke falënderuar Ministrin Hamza për bashkëpunimin, ai shprehi përkushtimin e tij për të ndihmuar Kosovën në realizimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sidomos mbështetjen e projekteve në sektorin privat.
Gjatë takimit u diskutua edhe për Projektin Kosova B, Fondi për Garantimin e Kredive, Projekti Infrastrukturor Autostrada Besi – Merdare dhe u theksua se përveç mbështetjes në financimin e projekteve zhvillimore, BERZH, përmes inicimit të Samitit të Investimeve nëBallkanin Perëndimor është duke e luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e bashkëpunimit rajonal, si dhe promovimin e Ballkanit Perëndimor, si destinacion për investime.
Në këtë takim gjithashtu u bë e ditur se Samiti për vitin 2018 do të vazhdoj promovimin e regjionit si destinacion për investime dhe gjithashtu, do të promovoj projekte konkrete regjionale në transport dhe energji. Për dallim nga samitet e kaluara, këtë vit një theks i veçantë do ti vihet edhe të ashtu – quajturës “Soft Connectivity Agenda”. Kjo ka të bëje me krijimin e një zone të vetme për investime, e cila nënkupton harmonizimin e legjislacionit, eliminimin e barrierave jo-tarifore, përmirësimi i ndërlidhjeve për tregjet e kapitaleve, përmirësimin e ambientit biznesor në rajon, si dhe lehtësimin e investimeve të huaja direkte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert