LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Asnjë kazino nuk është e licencuar në Kosovë

Hamza: Asnjë kazino nuk është e licencuar në Kosovë
Foto: Arkiv

Ministri i Financave Bedri Hamza, u shpreh se të gjitha vendimet që i merr Kuvendi do t’i përkrahin, çfarëdo qoftë ai, mbyllja e tërësishme e kazinove, apo bartja e tyre jashtë qendrave të qytetit.

Sipas tij, asnjë kazino nuk është e licencuar.


“Sa i përket kësaj veprimtarie dhe më kuadër të reformave evropiane është marr obligim që ligji për lojërat e fatit të plotësohet dhe ndryshohet, konceptit. dokumenti është hartuar në qeveri. Ne jemi të gatshëm se si vendos kuvendi ne të marrim veprimet e duhura… ne jemi të gatshëm se cilido nga këto opsione ne të mbështesim dhe përkrahim. Nëse Kuvendi të vendosë që të përshtatë këtë ligj sipas normave evropiane ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon që të sjell një ligj që lojërat e fatit të shkojnë vetë jashtë qyteteve me e përkrahim. Po ashtu dhe nëse sillet një ligj që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit ne e përkrahim…po ju jap disa të dhëna, në Kosovë nuk ka asnjë kazino të licencuar. Dogana dhe ATK kanë konfiskuar 285 aparate dhe janë 280 raste me miliona euro gjoba…rruga ma e shkurtë është që ligji të sponsorizohet përmes Kuvendit”, tha ai, përcjell Kosova Press.

Ministri Hamza ka insistuar që kjo çështje të zgjidhet me ligj dhe jo me akte nënligjore, në mënyre që gjatë implementimit të mos paraqet problem.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se mbyllja e lojërave të fatit duhet të bëhet vetëm me nisma ligjore. Ai i bëri thirrje që brenda 45 ditëve të sillet ligji dhe të vendoset për zgjidhje, mbyllje të tërësishme apo bartje jashtë qyteteve.

Ai kërkoi 10 minuta pauzë për të diskutuar nëse nisma për parandalim të lojërave të fatit të merret nga qeveria, apo Kuvendi. /Telegrafi/