LAJMI I FUNDIT:

Hamburgu si fushëbetejë

Hamburgu si fushëbetejë

Qindra militantë të dhunshëm e kthyen lagjen e Hamburgut, Schanzenviertel, në një fushëbetejë. Plot dyqane u shkatërruan dhe u vu flaka barrikadave. Pasi policia i la të lirë kundërshtarët militantë të G20-s për tre orë, ajo ndërhyri me forca të përqëedruara. Me automjete të blinduara u larguan barrikadat dhe u përdor edhe gazi lotsjellës.

Në afërsi të Filharmonisë së Elbës u zhvilluan po ashtu protesta të dhunshme. Militantët godisnin policinë me mjete të ndryshme, ndërkohë që policia reagoi me ujëhedhëse.


Të premten në mbrëmje krerët e shteteve e qeverive pjesëmarrëse në samitin e G20-s ishin mbledhur në një koncert në Filarmoni.

Gjendja u qetësua gjatë natës, në vetëm pak raste policia u sulmua me shishe.

Por, militantët lanë pas një peizazh të shkatërruar. Nëpër rrugë ndjehej era e kauçukut të djegur, biçikleta të shkatërruara apo kosha plehrash të shpërndarë në rrugë.

Andreas Blechschmidt, zëdhënësi i qendrës kulturore “Rote Flora” – një nga pikëtakimet më të rëndësishme të skenës autonome – i dënoi trazirat. Ai tha se kjo formë e militantizmit, e dehur nga vetja, është e gabuar si politikisht ashtu edhe nga ana përmbajtjesore.

Sipas të dhënave të policisë në trazirat e së premtës u lënduan 197 policë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori