LAJMI I FUNDIT:

Hamburgerët me djathë janë të mirë për shëndetin tuaj

Hamburgerët me djathë janë të mirë për shëndetin tuaj

Është mbrëmja e ditës së premte dhe jeni të uritur, çfarë ushqimi preferoni? Pemët dhe perimet të cilat i kanë ngrënë gjatë tërë javës?

Jo, normalisht se dëshironi diçka më ndryshe, diçka që ju sjell kënaqësi më të madhe, transmeton Telegrafi.

Dhe, nëse ky ushqim të cilin e zgjedhni rastis të jetë hamburger me djathë (lexo anglisht: cheeseburger), atëherë hulumtuesit kanadezë kanë lajme të mira për ju.

Këta shkencëtarë kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i mishit të kuq të papërpunuar dhe djathit mund ta reduktojë rrezikun e vdekjes së parakohshme duke e përmirësuar mirëqenien e zemrës.

Më shumë se 218,000 të rritur nga më shumë se 50 shtete të ndryshme kanë kontribuar për rezultatet e këtij studimi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i sasive të moderuara të produkteve të bulmetit dhe mishit në përditshmëri si pjesë e një diete të balancuar mund ta reduktojë në mënyrë drastike rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Sidoqoftë, ata e kanë theksuar faktin se nuk mundeni thjesht të hani hamburgerë me djathë gjatë tërë jetës dhe të jeni të shëndetshëm.

Sipas tyre, juve ju nevojitet një dietë e balancuar, por që mishi i kuq i papërpunuar dhe djathi mund të jenë pjesë e asaj diete. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori