LAJMI I FUNDIT:

Hamasi uron talebanët për përfundimin e “pushtimit amerikan” në Afganistan

Hamasi uron talebanët për përfundimin e “pushtimit amerikan” në Afganistan

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, thuhet se ka uruar talebanët për përfundimin e “pushtimit amerikan” në Afganistan.

Sipas një deklarate me shkrim nga Hamasi, Haniyeh zhvilloi një bisedë telefonike me Shefin e Zyrës Politike të Talebanëve, Mullah Abdul Ghani Barader.

Gjatë bisedës Heniyye tha se “Zhdukja e pushtimit amerikan nga tokat afgane është fillimi i zhdukjes së të gjitha forcave shtypëse, veçanërisht Izraelit si pushtues në tokat palestineze”.

Haniyeh përgëzoi Beraderin për “humbjen e pushtimit amerikan” në Afganistan dhe i uroi vendit unitet, forcë dhe prosperitet, transmeton Anadolu Agency.

Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në muajin e fundit.

Po ashtu talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul dhe teksa filluan të marrin nën kontroll lagjet periferike ata bënë thirrje për të marrë në dorëzim në mënyrë paqësore qeverinë dhe kryeqytetin.

Pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti, talebanët filluan të marrin kontrollin e plotë të kryeqytetit.

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori