Hamasi publikoi video të një goditje me snajper ndaj ushtarëve izraelitë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, publikuan një video të një sulmi ndaj ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazës, ku përdorën snajperë.
Siç u njoftua, sulmi u krye në skajin verior të Rripit të Gazës, në zonën e Beit Hanounit, dhe gjatë këtij sulmi u përdor pushka snajper "Ghoul".
Në video shihet se si pjesëtarët e Brigadave Al-Qassam qëllojnë disa ushtarë izraelitë që ndodheshin mbi një automjet të blinduar.
⚡️JUST IN:
The Al-Qassam-Hamas Brigades published new footage of sniping at Israeli soldiers east of Beit Hanoun two days ago, using a 14.5mm Ghoul rifle. pic.twitter.com/CDahsSZMsQ
— S2FUncensored (@S2FUncensored) April 26, 2025
Më herët, mediat izraelite raportuan se në një sulm të koordinuar, ku u përdor armë kundër tankeve dhe snajper, u vra një rezervist që shërbente si shofer tanku në batalionin e 79-të të Brigadës së 14-të, e njohur edhe si brigada "Machatz".
Tre ushtarë të tjerë pranë u plagosën, dy rëndë dhe një lehtë. Të plagosurit u evakuuan në spital për trajtim.
Ndryshe, lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka filluar më 7 tetor të vitit 2023 dhe deri më tani kanë vdekur mijëra persona. /Telegrafi/


































