LAJMI I FUNDIT:

Halsey u detyrua të largohet më herët nga “Grammy Awards 2022” pasi mori pjesë në event vetëm disa ditë pas operacionit

Halsey u detyrua të largohet më herët nga “Grammy Awards 2022” pasi mori pjesë në event vetëm disa ditë pas operacionit

Halsey u largua herët nga çmimet “Grammy” pasi mori pjesë vetëm disa ditë pas operacionit për endometriozë.

“Nuk ndihem shumë mirë kështu që u largova herët”, shkroi këngëtarja në InstaStory të dielën mbrëma (3 prill).

Këngëtarja e “Without Me”, ka shpjeguar se ka arritur të qëndrojë për të parë performancën e një prej grupeve të saj të preferuara, por më pas kishte nevojë për pushim.


Foto: FilmMagic

“Duhej të shihja BTS pra. Po shkoj të marr makarona dhe të fle. Faleminderit për gjithçka, ju dua të gjithëve”, tha Halsey.

Halsey mori pjesë në eventin e Las Vegas-it duke u dukur elegant me një fustan ‘Pressia’ ngjyrë vishje dhe të zezë pa rripa dhe një kapele.

Foto: Halsey/Instagram

Të shtunën, Halsey zbuloi se ajo ende planifikonte të merrte pjesë në Grammy të këtij viti, pavarësisht se kishte bërë një operacion tre ditë më parë, shkruan PageSix.

“Hera e fundit që mora pjesë në Grammy ishte viti 2017 dhe ishin 3 ditë pasi bëra operacionin tim të parë të Endometriozës. Eca në qilim me qepjet e mia ende brenda”, shkroi Halsey në Instagram.

“Unë do të marr pjesë nesër për herë të parë pas vitesh dhe u bëra përsëri operacion (e keni marrë me mend) 3 ditë më parë. Vetëm duke e postuar këtë për të thënë, nëse më shihni që dukem e butë, unë jam i brishtë. E brishtë por e emocionuar”, tha tutje Halsey.

Foto: Halsey/Instagram

27-vjeçarja ka qenë e hapur për luftën e saj me endometriozën – një gjendje shpesh e dhimbshme në të cilën indet që normalisht rreshtojnë pjesën e brendshme të mitrës në vend të kësaj rriten jashtë saj dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë sfida të fertilitetit.

Të gjitha lajmet nga Halsey
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Halsey

Ajo i është nënshtruar disa procedurave për të ndihmuar dhe madje ka shfaqur me krenari plagët e saj për të fuqizuar të tjerët që kanë kaluar nëpër të njëjtat beteja.

Foto: Getty Images

Halsey foli për gjendjen e saj në vitin 2018, duke thënë në një episod të “The Doctors” se po bëheshin “agresivë” në trajtimin e endometriozës dhe planifikimit familjar.

Halsey mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin Alev Aydin në korrik 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi

Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi

Magazina
“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin njëri-tjetrin në dhomë të gjumin

“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin njëri-tjetrin në dhomë të gjumin

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Jennifer Lopez vishet nga dizajneri shqiptar Valdrin Sahiti, në premierën e “Kiss of the Spider Woman”

Jennifer Lopez vishet nga dizajneri shqiptar Valdrin Sahiti, në premierën e “Kiss of the Spider Woman”

Magazina
Planet sekrete vazhdojnë: Gjesti dhe G Bani rrezikojnë penalizim me veprimet e fundit

Planet sekrete vazhdojnë: Gjesti dhe G Bani rrezikojnë penalizim me veprimet e fundit

Magazina
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori