LAJMI I FUNDIT:

Hallakate me zbritje për Studentë

Hallakate me zbritje për Studentë

Hallakate po vazhdon iniciativën për të kontribuar në avancimin e aftësive profesionale të të rinjve në vendin tonë.

Nëse je student që studion marketing, menaxhment, dizajn apo shitje, ky trajnim është për ty!

Trajnimin #BehuSMM deri tash e kanë ndjekë mbi 500 persona, të cilët sot janë të angazhuar në kompani dhe brende lokale dhe ndërkombëtare.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që janë të interesuar në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe dëshirojnë të mësojnë se si të menaxhojnë prezenca online për bizneset apo organizatat.

Pas përfundimit të trajnimit, ju do të jeni në gjendje të krijoni dhe të menaxhoni kampanja në media sociale, të ndërtoni dhe menaxhoni prezencën online dhe të krijoni përmbajtje kreative.

Kësaj here, Hallakate ofron zbritje 25% në trajnimin #BehuSMM për muajin gusht për studentët.

Nëse je student i njërit nga institucionet arsimore të mëposhtme, nxito apliko me Promo Kodin STUDENT25 dhe fito shkathtësi të reja në menaxhimin e mediave sociale.

Studentët që do të fitojnë zbritje i takojnë:

-Universitetit të Prishtinës

-RIT | AUK

-Kolegji AAB

-UBT

-Riinvest

-Universum


Trajnimi është intensiv dhe mbahet në dy orare të ndryshme. Zgjidhni orarin që ju përshtatet më së miri.

Për me shumë informata rreth trajnimit klikoni në këtë LINK.

Vendet janë të limituara, andaj nxitoni dhe përfitoni nga zbritja!