LAJMI I FUNDIT:

“Hallakate” nxjerr të dhënat: Këta janë disa nga politikanët kosovarë që ndiqen më së shumti në Facebook (Foto)

“Hallakate” nxjerr të dhënat: Këta janë disa nga politikanët kosovarë që ndiqen më së shumti në Facebook (Foto)

Agjencia e mediave sociale “Hallakate”, ka publikuar një infografike në të cilin ka paraqitur disa nga politikanët kosovarë më të përcjellur në media sociale, gjegjësisht në rrjetin social Facebook.

Sipas infografikës, përcjell Telegrafi, një nga politikanët më i përcjellur në Facebook është kreu i AKR-së, njëherësh edhe ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës, Behgjet Pacolli me rreth 500 mijë ndjekës.


Statistikë: 120 mijë përdorues të rrjeteve sociale në Kosovë, deklarohen beqarë
Lexo po ashtu Statistikë: 120 mijë përdorues të rrjeteve sociale në Kosovë, deklarohen beqarë

Pas tij, po sipas infografikës, vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rreth 325 mijë ndjekës, i përcjellë nga kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila me rreth 198 mijë, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me rreth 159 mijë.

Ndërkohë, pas tyre, po sipas “Hallakate”, vijnë kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me rreth 150 mijë ndjekës; ish-presidentja Atifete Jahjaga me rreth 144 mijë ndjekës; si dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti me rreth 105 mijë ndjekës.

“Në fund” të infografikës gjenden kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me rreth 82 mijë ndjekës; Vjosa Osmani e LDK-së me rreth 80 mijë ndjekës; si dhe Enver Hoxhaj i PDK-së me rreth 64 mijë ndjekës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Interesante
Qeni shkoi për herë të parë në parkun e qenve, reagimi i kafshës tregon gjithçka

Qeni shkoi për herë të parë në parkun e qenve, reagimi i kafshës tregon gjithçka

Fun
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Kalo në kategori