David Rush ka vendosur një tjetër rekord të çuditshëm Guinness, duke balancuar plot 254 rrotulla letre higjienike mbi kokë, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm.

Rush, i cili mban më shumë se 200 rekorde Guinness, e kishte vendosur për herë të parë këtë rekord në vitin 2021, kur arriti të mbante 101 rrotulla mbi kokë.


Pasi e humbi titullin, ai e riktheu atë në maj të vitit 2025, duke balancuar 195 rrotulla. Por ambicia e tij nuk u ndal këtu, transmeton Telegrafi.

Në një përpjekje të zhvilluar në tetor 2025, Rush arriti të mbajë në ekuilibër 254 rrotulla, duke e çuar rekordin në një nivel të ri.

Për të ndërtuar këtë “kullë” gjigante letre, u përdorën ndarëse kartoni të lejuara nga rregullat, ndërsa u deshën edhe disa persona për ta ngritur strukturën mbi kokën e tij.

“Në provën e parë, lëkundjet u shfaqën dhe qindra rrotulla u shpërndanë në dysheme”, tregoi Rush.

Por në përpjekjen e dytë, ai ia doli. Rush duhej ta mbante strukturën të balancuar për të paktën 30 sekonda për të thyer rekordin. Në vend të kësaj, ai e mbajti kullën prej 254 rrotullash mbi ballë për 1 minutë e 12 sekonda. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com