LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Terroristët planifikuan t’i vrasin disa civilë, pastaj Serbia do të hynte me ushtri në veri

Haliti: Terroristët planifikuan t’i vrasin disa civilë, pastaj Serbia do të hynte me ushtri në veri

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se terroristët që e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, kishin qëllim t’i vrisnin disa civilë serbë, e pastaj të justifikohej intervenimi ushtarak i Serbisë në veri të vendit.

Sipas tij, plani ka qenë që të njoftohej edhe KFOR-i, kinse se janë duke e futur ushtrinë në Kosovë për t’i mbrojtur serbët.


“Projekti ka qenë të vriten disa civilë serbë dhe pastaj të krijohet mundësia që Serbia të vepronte ushtarakisht në drejtim të veriut, për ta justifikuar veprimin do Serbia do ta njoftonte edhe KFOR-in edhe të tjerët në emër të mbrojtjes së serbëve në veri”, ka thënë ai.

“Ishte plan që ndërhyrja ushtarake të bëhej nga Serbia, duke krijuar skena mediatike, siç bëhen në propagandën e luftës, duke prezantuar civilë të vrarë, policë të Kosovës, të veshur ata me uniforma të policisë së Kosovës. Sipas tyre, ky projekt nuk do të gjykohej nga bashkësia ndërkombëtare, por do të arsyetohej që veprimi është bërë për t’i mbrojtur civilët”, ka vijuar Haliti.

Me këto veprime, sipas tij, forcat serbe do të vendoseshin në “Ibër” për ta realizuar në tërësi planin e Serbisë për ndarjen veriut nga pjesa tjetër e Kosovës.

Tensionet në veri me ndikim negativ në ekonominë e Kosovës
Lexo po ashtu Tensionet në veri me ndikim negativ në ekonominë e Kosovës

“Kjo do të sillte vendosjen e forcave në Ibër dhe kështu ky plan i cili ishte bërë me kohë, do ta bënte atë që ka kërkuar Serbia, një pjesë e serbëve të veriut që janë të integruar që të ndahet pjesa veriore.

Haliti ka thënë se AKI ka pasur informata të sakta se çfarë po bëhet në veri.

Ai tha se nuk pajtohet me mosveprimin për ta parandaluar veprimin e grupit terrorist.

Ai tha se është ditur se armatimi është futur në dy kisha, në një depo të madhe dhe në disa objekte me karburante.

“Veprimet janë bërë për t’i kapë armët në depon e madhe por s’i kanë gjetur, sepse duket se ata [serbët], kanë pasur informacion për këtë. Bartja nga depot në kishë është bërë për ta evituar hetimin e Policisë, e cila ka ndërmarrë veprimin. Ngjarja e cila u zhvillua brenda grupit, kush e ka njoftuar policin [Afrim Bunjaku], që janë vendos dy kamionë dhe pse nuk kanë shkuar forcat speciale, nuk e di sa ka qenë i përgatitur për atë aksion”, ka thënë ai./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori