LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Nuk mundemi të hyjmë në BE veç pse kemi dëshirë

Haliti: Nuk mundemi të hyjmë në BE veç pse kemi dëshirë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar se Kosova duhet t’i plotësojë disa kushte nëse është e interesuar të integrohet në Bashkimin Evropian.

Ai, në RTV Dukagjini, tha se integrimi nuk është vetëm çështje dëshire.


Një nga kushtet kryesore, sipas tij, është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe shtensionimi i situatës,

Ai theksoi se ekziston një plan i BE-së që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen së bashku përnjëherë, nëse plotësohen kushtet e kërkuara.

“Ne duhet të veprojmë në përputhje me idenë e integrimit në BE. Nuk mund të hyjmë në BE vetëm pse kemi dëshirë, duhet të plotësojmë kushte. Kushti i parë është të mos kemi probleme me fqinjët. Nëse arrijmë ta ç’tensionojmë situatën me Serbinë, të funksionojë shteti, të zbatohen marrëveshjet që janë bërë deri tani, po besoj që ekziston një mundësi shtesë, që për hirë të situatave që kemi kaluar, që pesë vendet e Ballkanit të hyjnë si paketë në BE”, tha ai.

Haliti u shpreh se Kosova e ka fituar pavarësinë me mbështetjen e plotë të ShBA-së, dhe se sipas tij, shteti i Kosovës është më shumë çështje e ShBA-së se e çdo kujt tjetër.

“Kam besim, Kosova është më shumë çështje e Amerikës se e çdokujt, është bërë e pavarur, na ka mbështetur perëndimi dhe fuqishëm Amerika. Përgjegjësinë për stabilitetin dhe për të ardhmen e Kosovës e ka Amerika”, tha ai.

Ai e kritikoi kryeministrin Kurti se nuk është transparent sa duhet sa i përket dialogut me Serbinë.

“Problemi është te josinqeriteti i Kurtit, për shkak se nuk po flet sinqerisht me opozitën. Opozita e ka për me futë njëfarë beteje kundër Kurtit, i cili vërtet çfarë s’ka bërë për ta luftuar marrëveshjen e Brukselit. Edhe pozita dhe opozita fiton për poenë politike, beteja është për me fitu mbështetje më shumë, për ta komprometuar Qeverinë dhe kryeministrin, është e njëjtë gjë që e kanë bërë ata. Opozita tash është më e qetë, më e moderume, politikisht më e qartë”, tha ai.

Sipas tij, Kurti duhet të jetë më bashkëpunues me deputetët e opozitës.

“Edhe Albini nëse e do këtë vend, duhet këtë situatë me bashkëpunu, m’i shpjegu çështjet, si tha ajo ministrja e Drejtësisë, që na informu në vija të trasha, neve në kuvend nuk na ka informu as në vija të trasha. Ka mungesë të transparencës, parlamenti gjithmonë kërkon më shumë. Konspiracionet ose çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e sekretit, me projekte të caktuara të Qeverisë, përpiqen të kalohen pa zhurmë edhe në Kuvend”, tha ai.

Deputeti i PDK-së tha se të gjitha vendet e BE-së dhe vetë ShBA-ja kanë garantuar se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Garancioni i ambasadorit të ShBA, Escobar, deklarimi publik i vendeve kryesore të BE-së, edhe i Scholz, janë të gjithë të qartë edhe në raport me Kosovën edhe me Serbinë, Asociacioni nuk duhet dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, tha ai.

Haliti theksoi se marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, është interes i të dyja shteteve, dhe se integrimi në BE është i pamundur pa i rregulluar marrëdhëniet.

“Marrëveshja është interes edhe i Serbisë edhe Kosovës, edhe i serbëve brenda Kosovës edhe i shqiptarëve. Është interes sepse dëshirojmë të hyjmë në BE. Me problemet që i kemi mes vete, është e pamundur të hyjmë edhe Kosova edhe Serbia”, tha ai.

Ai u shpreh se plani i BE-së duhet të pranohet nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori