LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Në të kaluarën, ndërkombëtarët nuk e pranuan Qunin për ministër

Haliti: Në të kaluarën, ndërkombëtarët nuk e pranuan Qunin për ministër

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se vështirë që qeveria e re mund të ketë sukses për shkak të ministrave të papërvojë.

Haliti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka komentuar edhe profilet e ministrave të qeverisë së re, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se Anton Quni është propozuar edhe në të kaluarën për Ministër të FSK-së, por thotë se ndërkombëtarët kanë penguar një emërim të tillë.

“Kam dëgjuar se Fatmir Sejdiu e ka pasur të preferuar Antonin për Ministër por që ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar”.

Haliti ka thënë se Ministri i Integrimeve Blerim Reka nuk është se ka pasur ndonjë peshë në Maqedoni pasi sipas tij atje kanë vendosur Ali Ahmeti dhe parteri i tij nga pala maqedonase.

Por megjithatë ai ka thënë se Reka mund të jetë një kuadër i mirë.

Haliti: Para atentatit ndaj Azem Vllasit, anëtarët e “Syrit të Popullit” kanë pasur takime me zyrtarë të Vetëvendosjes
Lexo po ashtu Haliti: Para atentatit ndaj Azem Vllasit, anëtarët e “Syrit të Popullit” kanë pasur takime me zyrtarë të Vetëvendosjes

Zyrtari i PDK-së thotë se në përgjithësi ministrat e Qeverisë Kurti janë të papërvojë dhe nuk mund të pritet mrekulli.

Haliti flet për herë të parë pasi mbeti jashtë Kuvendit: Më mundi PDK-ja
Lexo po ashtu Haliti flet për herë të parë pasi mbeti jashtë Kuvendit: Më mundi PDK-ja

Haliti ka thënë se në shëndetësi apo arsim nuk mund të ketë sukses me buxhetin që u ndahet atyre sektorëve./Telegrafi/