LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Para atentatit ndaj Azem Vllasit, anëtarët e “Syrit të Popullit” kanë pasur takime me zyrtarë të Vetëvendosjes

Haliti: Para atentatit ndaj Azem Vllasit, anëtarët e “Syrit të Popullit” kanë pasur takime me zyrtarë të Vetëvendosjes

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se duhet të hetohen deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për lidhjet Lëvizjes Vetëvendosje me “Syrin e Popullit”.

Haliti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se anëtarët e organizatës “Syri i Popullit” kanë pasur takime me Anëtarët e Kryesisë së Vetëvendosjes para atentatit ndaj Azem Vllasit në zyrën e tij.


“Nuk kam pasur fuqi t’i përgjojë apo t’i shohë me sy por edhe ata kanë dëshmuar se janë takuar”.

Ish-deputeti i PDK-së ka thënë se PDK ka bërë  deklarata për lidhjet e “Syrit të Popullit” me Vetëvendosjen duhet të merren parasysh edhe nga prokuroria dhe të del e vërteta në shesh.

Ai thotë se i njeh një pjesë të anëtarëve të “Syrit të Popullit”, përcjell Telegrafi.

“Murat Jashari ka qenë pjesë e celulës sime”.

Haliti thotë se Murat Jashari ka dërguar nga Zvicra në Shqipëri kryesisht pixhama dhe disa gjëra të tjera me kamionë.

“Në një rast e kishte nisur një kamionë me mobilie që do të vendoseshin disa persona që s’kishin ku të qëndronin dhe aty ishin edhe një automatik, një revole dhe një shigjetë”.

Haliti flet për herë të parë pasi mbeti jashtë Kuvendit: Më mundi PDK-ja
Lexo po ashtu Haliti flet për herë të parë pasi mbeti jashtë Kuvendit: Më mundi PDK-ja

Ai thotë se ka qenë e lehtë të përdorej Murat Jashari.

“Murat Jashari nuk ka ditur t’i shënojë gjithë ato letra të publikuara në media. Atij ja ka shënua dikush”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori