LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Dorëheqja e Haradinajt nuk ka qenë e nevojshme

Haliti: Dorëheqja e Haradinajt nuk ka qenë e nevojshme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka pasur nevojë të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit për një ftesë nga Gjykata Speciale.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se Haradinaj është dashur të shkojë në Hagë dhe të kthehet për ta vazhduar punën.


“Mendoj se ai ka mundur të shkojë në Hagë të deklarohet për atë që e kanë ftuar dhe të kthehet prapë në detyrë. Sa kam dëgjuar, nuk ka pasur ftesë për t’u arrestuar, sepse nuk ka pasur aktakuzë. Mendoj se për këtë arsye nuk ka pasur nevojë që të japë dorëheqje”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, kryeministri dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së po paraqiten para një gjykate të Kosovës e jo para një gjykate të huaj siç po deklarohen.

“Së dyti, ai nuk ka shkuar në një gjykatë të huaj, por në një gjykatë të Kosovës. Mendoj se po bën lapsus ai kur po thotë se po shkon në një gjykatë të huaj dhe nuk po do ta çojë kryeministrin e Kosovës në një gjykatë të huaj. Ajo është një gjykatë e Kosovës, pra është Gjykatë e Dhomave të Veçanta dhe vepron e funksionon në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur Haliti.

Deputeti i PDK-së është shprehur i bindur se kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij, pavarësisht nëse PDK-ja do të shkojë në koalicion parazgjedhor apo jo, kandidat për kryeministër do të jetë Kadri Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori