LAJMI I FUNDIT:

Halitaj: Tash po i thurin lavde, por Jahjaga ishte presidente e dobët

Halitaj: Tash po i thurin lavde, por Jahjaga ishte presidente e dobët

Njohësi i rrethanave politike, njëherësh drejtor i informacionit në Tribuna Media Group, reagon ndaj mungesës së seriozitetit së shumë personave në opionin publik që me vite nuk e kanë kursyer nga kritikat presidenten Atifete Jahjaga, e që tash të njëjtit i thurin elozhe.

“Si është e mundur që një presidente e kritikuar për rreth pesë vjet për gafa, mosdije e për pafuqi, tash të kthehet në figurë të merituar.


Si mund t’i atribuohet asaj përmirësimi i imazhit të shtetit, kur ky imazh është pothuajse i rrënuar.

Si mund t’i atribuohet asaj puna e palodhshme dhe përkushtimi për forcimin e shtetit, kur shteti nuk e ka bërë as edhe një hap në drejtim të shtrirjes së sovranitetit dhe sigurimit të integritetit në tërë hapësirën e vet.

Si mund t’i atribuohet asaj merita për krijim të klimës unifikuese në vend, kur e ka marr mandatin në krizë dhe në krizë po e përfundon.

Si mund t’i atribuohen asaj meritat vetëm pse ka formuar Këshille kombëtare për luftim të korrupsionit dhe për integrime, kur korrupsioni vetëm është rritur dhe integrimi nuk ka ndodhur.

Tash që po shkon, a duhet të bëhemi të ndjeshëm dhe t’i harrojmë dobësitë e saj.

Konsideroj se jo!

Atifete Jahjaga mund të jetë e mirë si njeri.

Si presidente ka qenë e dobët”, ka shkruar Halitaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Si është e mundur që një presidente e kritikuar për rreth pesë vjet për gafa, mosdije e për pafuqi, tash të kthehet në…

Posted by Agron Halitaj on Wednesday, April 6, 2016