LAJMI I FUNDIT:

Haley: Sanksionet kundër Rusisë mbeten deri sa të kthehet Krimeja

Haley: Sanksionet kundër Rusisë mbeten deri sa të kthehet Krimeja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka shprehur “dënim të ashpër të aksioneve të Rusisë” në pjesën lindore të Ukrainës dhe ka tërhequr vërejtjen se sanksionet e ndërlidhura me Ukrainën kundër Rusisë nuk do të tërhiqen, derisa Krimeja t’i kthehet Ukrainës.


“Krimeja është pjesë e Ukrainës”, tha Nikki Haley mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe ka shtuar se “sanksionet tona të ndërlidhura me Krimenë mbesin ashtu siç janë, derisa Rusia ta kthejë kontrollin e gadishullit tek Ukraina”.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “Ukraina Lindore, natyrisht, nuk është e vetmja pjesë e vendit që vuan për shkak të aksioneve agresive të Rusisë” dhe se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta dënojnë këtë dhe ftojnë për përfundim të menjëhershëm të okupimit rus të Krimesë”, raporton Rel.

Ambasadorja Nikki Haley tha se është për “keqardhje” që në paraqitjen e saj të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo duhet ta dënoj Rusinë, me të cilën tha se Uashingtoni “dëshiron përmirësim të raporteve”.