LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja pornografike: Facebook do t’ju mundësojë t’i parandaloni të publikohen fotot tuaja të padëshirueshme

Hakmarrja pornografike: Facebook do t’ju mundësojë t’i parandaloni të publikohen fotot tuaja të padëshirueshme

Facebook të martën ka treguar se së shpejti do të lansojë një mjet i cili mundëson raportimin e fenomenit “hakmarrja pornografike”, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të dërgojnë fotografi të cilat nuk dëshirojnë që tjerët t’ua postojnë në Facebook.

Facebook thotë se ekipa e tyre do të përdor një sistem të veçantë për të parandaluar foto të padëshirueshme të qarkullojnë në Facebook, Instagram apo Messenger, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo ka një “kleçkë”: para se të bllokohet një foto e tillë, fotot tuaja intime do të duhet që fillimisht të kontrollohen nga një punëtor i Facebook-ut.

Zyrtarët e Facebook-ut kanë treguar se ajo fotografi duhet të shqyrtohet nga një person me qëllim që të sigurohet se fotot e ngarkuara i përshtaten definicionit të hakmarrjes pornografike.

Por tjetra është se fotografitë do të bëhen ‘blur’ (mjegullohen), do të ruhen në Facebook dhe “do të jenë në dispozicion për një numër të vogël të njerëzve”.

Sipas zyrtarëve të Facebook, një person duhet ta shikojë fotografinë e cila duhet të jetë e qartë në mënyrë që të vendoset se a bën të bllokohet për publikim në rrjete sociale apo jo.

Kjo politikë tregon se përdoruesit e Facebook mund të kenë më shumë shanse për të parandaluar cenime të tilla të integritetit personal dhe dëmtime të imazhit, por njëkohësisht është shenjë se Facebook nuk u beson plotësisht algoritmeve të vet për ta kryer këtë punë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori